• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Tiranë, seancë dëgjimore për parkingun nëntokësor

by Java News
04/02/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata mjedisore për t’i informuar ata lidhur me projektin e parkingut nëntokësor në Parkun Rinia. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, fillimisht bëri një prezantim të projektit, duke theksuar se nevojën e një parkingu nëntokësor e kanë konfirmuar disa studime nga ekspertë vendas dhe të huaj. Ai shtoi se Parku Rinia nuk preket nga ndërtimi i këtij parkingu, i cili zë vetëm një pjesë të vogël të tij, dhe se parku do të rikthehet në gjendjen aktuale.

Duke prezantuar historikun e situatës, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se diskutimi për një parkim nëntokësor ka nisur shumë më herët. “Që në vitin 2001, kompania Tecnic ka bërë një konsulencë të financuar nga BE-ja, në të cilin sugjeron që në zonën e qendrës të ketë disa parkime nëntokësore. Në vitin 2004, edhe plani francez parashikon një set pikash të caktuara, ku duhet të ndërtohen parkime nëntokësore”, u shpreh Mazniku. Sipas tij, në 2008 ka një plan urbanistik të qytetit, i cili sipas vlerësimeve dhe diskutimeve publike, gjithashtu ka lënë në fuqi të njëjtin koncept.

“Disa ekspertë japonezë janë përfshirë në këtë studim, i cili është një studim integral për zhvillimin e qytetit, një ndër dokumentet më të mirëprodhuar për zhvillimin e qytetit dhe për fat të keq, i papërdorur nga administrata e mëparshme, por edhe nga debati publik. Plani tematik-urban i Tiranës i JAICA (dhjetor 2012) gjithashtu parashikon disa parkime nëntokësore në zonën e qendrës së Tiranës, përfshirë edhe parkimin në Parkun Rinia”, tha Mazniku. Sipas tij, edhe Plani i Përgjithshëm Vendor i Tiranës i vitit 2013, miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe administrata e mëparshme, konfirmon të njëjtën gjë.

“Plani urbanistik i vitit 2013 ka edhe një vlerësim të ndikimit në mjedis të bërë nga ekspertë lokalë, të cilët po ashtu nuk ngrenë asnjë shqetësim për këtë çështje. Në thelb, edhe ai parashikon që ka nevojë për parkime nëntokësore dhe që duhet të shtohen”, theksoi Mazniku. Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me diçka të pamenduar apo të pastudiuar, por me një historik prej 12-13 vitesh, studimesh dhe ekspertësh, që flasin për këtë çështje.

“Parku “Rinia, si park, nuk dëmtohet; pra, parku nuk preket në asnjë rast nga funksionaliteti i tij si park. Pjesa e vetme ku ndërhyhet është në anën e Ministrisë së Ekonomisë, një hapësirë shumë e vogël, ku do të jetë pika e hyrjes së parkingut, nga ku do të futen makinat”, sqaroi Mazniku, duke ritheksuar se e gjithë pjesa tjetër e parkut Rinia mbetet park.

Bashkia e Tiranës ka në plan shtimin e korsive të dedikuara e pa ndërprerje për autobusët dhe biçikletat përgjatë gjithë unazës së Tiranës, si dhe kthimin e qendrës (rreth unazës së vogël) në një shesh pedonal kushtuar këmbësorëve, duke synuar kështu uljen e qarkullimit të makinave.

Më tej, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nga një studim krahasimor me qytete të tjera të Evropës, rezulton se një pjesë e madhe e tyre, në zonat e qendrës, kanë ndërtuar parkingje nëntokësore edhe nën parqe. “Shumë nga ne i kemi parë, në mes të Vienës, Milanos, Romës, etj,. Pra, në shumë nga këto qytete, nën parqe ka parkime të cilat lënë funksionimin e plotë të parkut sipër dhe nën park kanë ndërtuar parkim nëntokësor. Një shembull i kësaj është Bloomsbury Square në Londër apo një tjetër parking ngjitur me kullën Eiffel në Paris, etj”, vijoi Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se argumentimi për projektin e parkingut nëntokësor qëndron mbi tre kolona. “Nuk kemi të bëjmë me diçka të pastudiuar, të pamenduar e të padiskutuar. Së dyti, kemi një proces koncensionar të nisur që në vitin 2005, të përmbyllur në 2009, i cili po vijon si një kontratë. Së treti, parkun nuk e dëmtojmë, por e ruajmë si të tillë, dhe ai do të jetë i gjelbëruar e në funksion të qytetarëve”, përfundoi Mazniku.

Pas prezantimit të planit për projektin, përfaqësues të shoqatave mjedisore dhe të shoqërisë civile zhvilluan një seancë pyetje-përgjigje me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Next Post

Vdes Joe Alaskey, zëri i kartonëve legjendarë të Looney Tunes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

August 21, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën 1.9 milionë banorët e rritur, pavarësisht ndryshimit të kufijve bashkiakë

August 21, 2026
Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

August 21, 2026
“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

August 21, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

August 21, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Dy shifrat që tregojnë dështimin politik”- Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve!

August 21, 2026
“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

August 21, 2026
Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

August 21, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Lufta SHBA-Iran, nafta mund të shkojë deri në 3 euro për litër, çmimi do rritet brenda pak muajsh nëse kriza në Hormuz përkeqësohet

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com