• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri – Francë/ Traineri De Biasi tregon recetën: Ja si mund t’u merret pikë Kampionëve të Botës

by Java News
17/11/2019 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka thyer çdo rekord të mundshëm sportiv, (deri më tani) kur në drejtimin e saj ishte Xhani De Biazi. Teksa e pyet për ndeshjen e radhës, ai të ndalon disa herë dhe të kujton se kush janë përballë.

Kampionët e botës, por sipas De Biazit edhe skuadra më e fortë e momentit në nivel botëror. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i vetëm që ka fituar ndaj “Gjelave” me kuqezinjtë, ka një zgjidhje për të treguar se si mund të ndalet Franca, por gjithmonë duke theksuar se përballë është ekipi më i mirë në botë. Xhaka? Shumë diplomat dhe më shumë fshihet edhe pas pyetjes, por në të njëjtën pyetje përligjzgjedhjet e mikut të rij, Edi Reja.

Mister, si ju është dukur Shqipëria këtë edicion?

Sipas meje, skuadra ka bërë një fazë kualifikuesesh të mirë. Për fat të keq e ka paguar shumë atë keqkuptim të minutave të fundit kundër Turqisë. Pastaj ndeshja me Andorrën i heq dy pikë në klasifikim.

Shqipëria do të përballet sërish me Francën. Besoj e kujtoni mirë fitoren ndaj saj në Elbasan?

Patjetër që e kujtoj shumë mirë fitoren në Elbasan. Ka qenë një ndeshje e mirë e skuadrës. Po edhe një gol shumë i bukur i Kaçes. Megjithatë, kujtoj më shumë humbjen në Europian.

A ka Shqipëria ndonjë shans për të marrë rezultat pozitiv? Ju jeni i vetmi trajner që keni fituar ndaj Francës, ndaj duhet të keni ndonjë sekret….

Franca sipas meje është një nga skuadrat më të forta në nivel botëror. Nuk e di se me çfarë fryme apo shpirti apo edhe çfarë lojtarësh do vijnë në Tiranë. Ama, duhet gabuar sa më pak të jetë e mundur.

Vetëm kaq?

Edhe një herë, mos e harroni që është Franca përballë. U duhen lënë fare pak ose mundësisht të bllokohet çdo mundësi e tyre për kundërsulm sepse kanë futbollistë shumë të shpejtë. Jo vetëm kaq, por të shfrytëzohet çdo moment nga loja e ndaluar si dhe me kundërsulme efikase e të shpejta.

Edhe një herë çështje Xhaka, pas asaj me ju dhe Panuçin…

Këtë herë lojtari pretendon se trajneri nuk e aktivizon. Rastësi? Më duket sikur e gjithë kjo që ju pasqyruat, është përgjigjja e vërtetë. Dhe mund të them se nuk më duket kaq shumë rastësi, por ju lutem nuk dua të flas më tepër. Unë mendoj se Reja ka një eksperiencë të madhe dhe ka stërvitur kampionë të mëdhenj. Nëse nuk e zgjedh ndonjërin për të luajtur, do të thotë se ka arsye pozitive. E njoh personalisht Edin (Rejan) dhe besoj se është një person serioz dhe inteligjent. (Panorama)

Next Post
Grabiti me thikë e maskë supermarketin, policia kap të riun, i gjen kanabis në banesë

FOTOT/“Brenda” sekteve më vdekjeprurëse dhe të rrezikshme në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In