• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Freedom House: Bizneset kontrollojnë tregun e medias

by
29/04/2015 07:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka një media pjesërisht të lirë. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga raporti vjetor i Freedom House publikuar sot ku vendi ynë është renditur në vendin e 97, thuajse në të njëjtat pozita si një vit më parë.

Në raportin e këtij viti Shqipëria cilësohet sërish si një vend me median pjesërisht të lirë. Po e njëjta situatë paraqitet edhe me kosovën, e cila renditet në vendin e  100-të duke shënuar një zbritje në renditje.

Në raportin e vitit 2014-të të Freedom House, Kosova dhe Shqipëria renditeshin në vendin e 98-të. Ky klasifikim konfirmon edhe një herë se liria e mediave në vendin tonë eshtë e vogël. Në krye të listës për lirinë më të madhe të mediave radhiten Norvegjia, Suedia dhe Belgjika.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Elen Aghekyan analiste në këtë organizatë vëren disa probleme në Shqipëri, ku sipas saj më i madhi është se bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias.

Po ashtu sipas analistes, problem mbetet në vendin tonë edhe mos zbatimi i ligjeve si ai i lirisë për informim.

“Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias, i cili është shumë i vogël. Shumë nga institucionet e medias janë ende mjaft të reja dhe pa aftësi të forta pavarësie.” tha ajo

Aghakyan thotë se përqendrimi i mediave në duart e biznesit në Shqipëri është është një problem mjaft i madh. Për të zgjidhur këtë duhen ligje të forta dhe me masa të forta zbatuese, kundër përqendrimit.

“Kërkohen gjithashtu ligje transparence që publiku të dijë se kush është pronari i këtij apo atij mediumi, apo kush ka aksione në një kompani që është pronare e një mjeti të caktuar informimi. Janë të paktë vendet që kanë patur sukses në këtë aspekt, por kjo është diçka absolutisht e rëndësishme.” u shpreh analistja

freedom house

Sipas Aghakyan edhe Kosova ka pasur pothuajse të njëjtat probleme gjatë vitit të kaluar. Gjatë këtij viti ajo ka qëndruar në të njëjtat parametra. Kosova, thotë ekspertja, ka probleme që lidhen me mangësitë e sistemit juridik:

“Shikojmë gjithashtu mungesën e një shoqërie të fortë civile, që është me rëndësi kyçe për mbështetjen e lirisë së shtypit.” tha Aghakyan

Sipas saj, Kosova, si shtet i ri, duket se është në rrugë të mbarë, por i duhet dhënë kohë për t’i zhvilluar këto gjëra.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Rrahu mjekun me levë, arrestohet 26 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi nuk kursen as Salianjin: Personazh antipatik, i prodhuar nga mentaliteti berishian!

May 4, 2026
Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

May 4, 2026
Konflikti në Hormuz, çfarë ndodh me çmimin e naftës?

Konflikti në Hormuz, çfarë ndodh me çmimin e naftës?

May 4, 2026
Tragjedia në Durrës, reagon shkolla e nxënësve: Humbje për gjithë komunitetin

Tragjedia në Durrës, reagon shkolla e nxënësve: Humbje për gjithë komunitetin

May 4, 2026
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…

May 4, 2026
Sela padit zgjedhjet e PD-së në Gjykatë: U lejua kandidimi i Berishës në kundërshtim me statutin

Sela padit zgjedhjet e PD-së në Gjykatë: U lejua kandidimi i Berishës në kundërshtim me statutin

May 4, 2026
Zjarri në banesën e tyre i rrezikoi jetën fqinjit, arrestohen dy vajza në Tiranë

Zjarri në banesën e tyre i rrezikoi jetën fqinjit, arrestohen dy vajza në Tiranë

May 4, 2026
Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

May 4, 2026
VIDEO / Rama s’i ndahet Melonit, e përqafon para liderëve në Samitin europian

VIDEO / Rama s’i ndahet Melonit, e përqafon para liderëve në Samitin europian

May 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 5 Maj 2026

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In