• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Armeni, Rama: Kush është kuqezi i vërtetë, Kombëtaren e do njësoj

by
09/10/2015 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëri-Armeni, Rama: Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kujton edhe njëherë shansin e fundit që ka Kombëtarja shqiptare për t’u kualifikuar në Euro 2016. Në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” Rama shkruan, se “ekipin shqiptar e pret sprova e fundit në grup, që është ndeshja me Armeninë.

Rama shkruan: “Është e (para)fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër. Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri së bashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë po aspak të pamundur, të kualifikimit direkt në Finalet e Europianit”.

Në fund të postimit të tij, kryeministri shkruan: “Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar! Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet, dhe mund të zemërohet me të vetëm kur kuqezinjtë nuk japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar. ‪#‎ForcaShqipëria”.

Next Post

VIDEO/ Ja si përleshën tifozët shqiptarë dhe serb në Cyrich të Zvicrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com