• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri, anti-demokraci

by Ben Andoni
24/11/2016 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mbështetja e madhe ndërkombëtare, që kanë marrë zyrtarët e politikës së dy krahëve, kjo e certifikuar edhe me anëtarësimet në organizma të rëndësishme ndërkombëtare, gjithnjë është kuptuar si fitore e këtij apo atij politikani. Në fakt, ka qenë një mbështetje për shqiptarët dhe dëshirën e madhe bashkë me përpjekjen për demokraci. Vetëm se ende militantët e PD-së, gjithçka e lidhin me Berishën, ashtu si është një listë e militantëve socialistë që e lidhin çdo gjë me një tufë të drejtuesve të tyre në anën tjetër.

Për fat të keq, Shqipëria, duke parë performancën e saj të legjislativit duket se është vite larg etiketimit demokratik. Polarizimi politik është i një shkalle të tillë në vend sa ai të jep përshtypjen e dy qeverive për një vend, që sot vetëm konfrontohen deri fizikisht dhe helmojnë publikun me llumin e tyre. Duke filluar që nga kryeministrat Berisha, Nano, Majko, Meta pas tyre dhe tashmë Edi Rama, duket se mungon minimumi i predispozitës për të afruar kompromise. Dhe, kjo e fundit realizohet gjithnjë kur palët i lëshojnë njëra-tjetrës për të krijuar atë që konsiderohet një kategori fare normale në një shoqëri demokratike: Gjetja e gjuhës. Përplasjet rrugaçore në parlamentin shqiptar (të fundit ishin më 24 nëntor) të kësaj legjislature, jo vetëm nuk flasin për një politikë demokratike, por më shumë se kaq një status gati anti-demokratik të politikës së vendit. Shqipëria e vitit 2016 është një vend larg demokracisë.

Pati të gjithë mundësinë kryeministri Rama, që me maxhorancën e vet të lëshonte pe dhe pa përdorur retorikë ofenduese ta vendoste një marrëdhënie disi normale me opozitën. Ashtu si paraardhësit edhe ai u zotua për ekuilibrimin e institucioneve dhe respektin e ndarjes së pushteteve, por njësoj si kolegët e tjerë edhe ai është përpjekur t’i shmanget ekuilibrit të institucioneve. Njësoj si ai, pothuaj një pjesë e madhe e qeverisë së tij, janë po kaq mospërfillës, deri edhe me deputetët e krahut të tyre. Me ato që kemi parë në javët e fundit, me fjalorin më të turpshëm se të rrugës, qëndrimin ndaj ekzekutivit, kësaj të fundit të deputëtëve, marrëdhëniet e qeverisë me opozitën s’ka gjasa të përmirësohen deri për zgjedhje. Është e pabesueshme sesi nuk u bë Reforma Zgjedhore, për të cilën u zotuan të gjithë krahët e politikës, por edhe sesi Rama me Bashën, nuk arritën të takohen njëherë në normalitet (paçka atij sforcimit teatral për reformën në drejtësi), qoftë edhe në çështje të rëndësishme për vendin.

Sesa po shkasim në anti-demokraci e kupton në faktin se në Shqipëri nuk respektohet kapilariteti demokratik, që do të thotë një lloj funksionalizimi normal i shtetit ligjor. Deputetët as nuk përfillin parlamentin jo më bazën, e kur nuk e respektojnë ata institucionin e tyre, mund të llogarisësh lehtë sesi është situata në nivelet më të ulëta. Sikur të mos mjaftojë kjo, rregullat e lojës ndryshojnë nga një zgjedhje në tjetrën, kurse pasuria kombëtare është peng i një politike, që duket bash e kriminalizuar, e që po e mbyt vendin. Mjafton të dëgjosh ankesat e pensionistëve, njerëzve me aftësi të kufizuar, të rinjve dhe e kupton sesa në shoqëri anti-demokratike jetojmë.

E neveritshme është se të njëjtët persona në opozitë, që paraqesin gjithnjë mediatikisht një pamje të arsyes, konsensusit, mjaftojnë të vijnë në pushtet dhe gjithçka e harrojnë. Kauzat e djeshme të opozitës i ka opozita e sotme, por asnjëra kur ka qenë në fuqi nuk i ka respektuar dhe zgjidhur. Ndaj, nëse disa kohë më parë e enjtja e parlamentit kishte zëvendësuar të gjithë emisionet e humorit, në ditët tona ajo është kthyer gati në një tragjedi. Është e pamundur që në një shoqëri normale, ish-kryeministri në moshën e paqtimit të nxjerrë nga goja ato që nxjerr Berisha, ashtu si është e turpshme përballja e shumë deputetëve të PS-së, por shpesh edhe e vetë kryeministrit Rama, me qesënditë pa vend.

Ndërkohë administrata lëngon nga zëvendësimet e pareshtura dhe ndërrimet, frika e ardhjes së zgjedhjeve të reja, që do të thotë konjuktura të reja. Sa për meritokracinë harroje dhe këtë e kuptojnë më shumë nga të gjithë partnerët e huaj, që përballen me disa drejtorë në harkun e pak viteve brenda një institucioni. Interesat partiake, servilizmi i paskrupullt dhe klientelizmi është primar kudo dhe madje frikshëm ndoshta shumë e shumë më tepër sesa në vetë socializëm në vitet e fundit.

Dhe, çka është më e keqja: Shqipëria nuk ka më shembuj pozitivë që mund të njësojë disi interesat e masës së popullit. Presidenti Nishani e ka ulur shumë stekën e institucionit të vet, ashtu si paraardhësi i tij, kurse figura publike që mund të përfaqësonin shqiptarët, mungojnë krejtësisht, sepse lehtësisht do korruptohen nga pushteti.

Sot, honi midis atyre në pushtet dhe atyre pa pushtet është kaq i thellë, saqë Shqipërinë e ka kapluar një pesimizëm për vetë nocionin e demokracisë. Që duke i shtuar vështirësinë ekonomike dhe flirtin e qeverisë me korrupsionin, lulëzimin e pamatë të kanabisit, duket se parasheh një tension social.

Mbase, këto janë disa nga arsyet, që kinse qeveritarët tanë nuk e kuptojnë pse nuk po hapet dera e madhe e Evropës për ne. Qeverisja e dobët e vendit dhe sjellja gati pa sens e Opozitës duket se do ta shtyjë sërish hapjen e negociatave, sak atë që na e përplasi para syve pak orë më parë përfaqësuesi gjerman. Shqipëria jonë për fat të keq po duket se gjendet më afër anti-demokracisë sesa demokracisë, që e kemi të shkruar ngado. (Javanews)

Next Post
Vlorë, denoncon nëna që humbi foshnjën nga indiferenca e mjekëve të maternitetit

Vlorë, denoncon nëna që humbi foshnjën nga indiferenca e mjekëve të maternitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In