• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqetësimi vjen, pse Reformën e ka në dorë SHBA dhe BE

by Mero Baze
26/05/2020 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka ndërmarrë një sulm të hapur anti-kushtetues kundër ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në procesin e reformës në drejtësi.

Në daljen e tij të fundit publike, Ilir Meta ilustroi si “ndërhyrje” në reformë, një sms që tregonte thjesht mënyrën si qarkullon informacioni mes ambasadorëve të Perëndimit për çështje të nxehta të reformës në drejtësi. E vetmja gjë që në fakt e kishte alarmuar aty Ilir Metën, ishte se ambasadorët ishin dakord që Arta Vorpsi të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo procedura e tij për gruan e Enkelejd Alibeaj.

Sulmi i Ilir Metës po përpiqet të shtyjë opozitën të jetë pro, ose kundër tij në këtë betejë, duke rrezikuar përçarjen e saj në frontin anti-perëndimor dhe pro-perëndimor.

Mbështetës të fortë të opozitës në opinionin publik, tashmë po ironizojnë dhe detaje të fjalorit të ambasadores amerikane për “Luli Bashën”, ndërsa të tjerë po flasin hapur për sfidën e Ilir Metës, e cila sipas tyre, ose duhet pranuar, ose opozita do të përçahet.

Për t’i vënë dy pikat mbi “I”, kundër lidhjeve serbe të SHBA si politikë anti-shqiptare, foli dhe Aleanca për Teatrin, duke e bërë më të qartë, kush ishin  suflerët e “betejës” së tyre për godinën.

I gjithë ky shkulm i ri anti-perëndimor, që po tenton ta vërë opozitën zyrtare para zgjedhjes, ose me Ilir Metën, ose me Perëndimin, në të vërtetë nuk bazohet në asnjë zhvillim të ri, por në një makth të vjetër të Ilir Metës ndaj kësaj reforme.

Kujdestaria e SHBA dhe Bashkimit Europian për reformën në drejtësi, nuk ka nevojë të zbulohet nga sms banale që publikon Ilir Meta. Ajo është e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, me ndryshimet që asaj ju bënë kur u miratua reforma në drejtësi. Ne, Parlamenti ynë, me 140 vota, kemi rënë dakord që SHBA dhe Bashkimi Europian janë institucione legjitime në mbikqyrjen e reformës në drejtësi, përmes OMN (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar), duke përcaktuar qartë rolin e tyre në aneksin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë*(lexo aneksin e Kushtetutës).

Parlamenti ynë ja ka dorëzuar me votat të plota sovranitetin SHBA dhe Bashkimit Europian në këtë çështje. Nëse Ilir Meta apo dikush tjetër është penduar për këtë, është në të drejtën e vet të nisë një lëvizje politike për ndryshime kushtetuese, për ta abroguar këtë nen. Kjo është lëvizje politike konkrete.

SMS-të e ambasadorëve nuk janë fakte, janë orar pune i zakonshëm i njerëzve që bëjnë detyrën e tyre, e cila në këtë rast thjesht është kundër qëndrimeve të Ilir Metës dhe e ka alarmuar atë.

Ekzaltimi pas tyre, dhe përpjekja për të krijuar një frymë “indipendiste” ndaj Perëndimit, për shkak të tyre, është një turpërim i institucionit të Presidentit dhe banalizim i seriozitetit të këtij institucioni, që komunikimin me ambasadorët e mbështet mbi përgjime, sikur është duke bërë luftë me të ndjerin Dritan Prifti.

Nga ana tjetër, i gjithë ky zell i ri për të ngritur dallgë rebelimi kundër ndërhyrjes së SHBA dhe BE, në reformën në drejtësi, tregon të vërtetën e hidhur, që Ilir Meta apo Sali Berisha nuk kanë guxim ta thonë hapur. Ata me këtë tregojnë se janë të shqetësuar realisht që reformën në drejtësi e ka në dorë SHBA dhe BE, dhe bëjnë sikur janë të shqetësuar, se e ka në dorë Edi Rama.

Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Kaq e thjeshtë është.

Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duartë e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepisa e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.

*)

*)Neni B i aneksit Kushtetutës




Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit


  1. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Europian.
  2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda.
  3. Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra:
  4. a) i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik;
  5. b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit;
  6. c) u jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim. Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit;
ç) kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.
Next Post
FOTO/ Vijëzime ekologjike në rrugët e Tiranës, Veliaj: Ndjekim shembujt më të mirë

FOTO/ Vijëzime ekologjike në rrugët e Tiranës, Veliaj: Ndjekim shembujt më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In