• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqetësimi kryesor, si të importojmë më shumë plehra

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është aktualisht e mbytur me plehra në të gjitha anët dhe zyrtarisht, 40 për qind e popullsisë nuk mbulohet nga shërbimi i heqjes së mbeturinave. Megjithatë, për tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, shqetësimi kryesor është ndalimi i importimit të plehrave nga vendet fqinje.

BIRN/ Nga Gjergj Erebara

Shqipëria ka një problem të madh, ekzistencial, administrativ, politik dhe shoqëror me menaxhimin e plehrave të veta. Aktualisht, mbi 40 për qind e popullsisë nuk ka shërbim të heqjes së mbeturinave. Kur them nuk ka shërbim, do të thotë se asnjë autoritet nuk ka vendosur kosha dhe nuk i mbledh mbetjet e krijuara. Njerëzit e këtij 40 përqindëshi, në rastin më të “mirë” i djegin plehrat që prodhojnë ndërsa në rastin më të keq, i hedhin nëpër lumenj. Nga lumi në lum, plehrat mbërrijnë në det. Grykëderdhjet e lumenjve të Shqipërisë janë vendgrumbullim plehrash më vete. Disa grupe aktivistësh kanë punuar në mënyrë të lavdërueshme herë pas here për t’i pastruar këto plehra por procesi i pastrimit të plazheve me punë aktiviste ngjan si Miti i Sizifit, sërish dhe sërish, plazhet mbushen me plehra. Zgjidhja natyrisht konsiston që autoritetet, (autoritetet vendore në rastin konkret), të vendosin kazanë në të gjithë territorin e vendit dhe t’i grumbullojnë plehrat. Ato duhet të vendosin dhe të mbledhin taksë për pastrimin nga të gjithë qytetarët dhe ta financojnë pastrimin me të ardhurat nga taksat në të gjitha zonat ku popullsia është tepër e varfër për të paguar shërbimin e pastrimit.

Ky është problemi më elementar. D.m.th, të vendosësh kazanë dhe të grumbullosh plehra nuk kërkon njohuri të thella shkencore. Por ka ca probleme akoma më të komplikuara të cilat kërkojnë gjithashtu zgjidhje. P.sh, riciklimi. Aktualisht, një pjesë e vogël e mbetjeve, rreth 25 për qind, kryesisht plastikë dhe metal, riciklohen. Pjesa tjetër, përfundon në det ose në nëntokë dhe do të qëndrojë aty për mijëra vitet e ardhëshme. Bota ka shpikur mënyra se si mund të pakësohet sasia e mbetjeve që do të përfundojnë në tokë. P.sh, qelqi, që përbën një pjesë të konsiderueshme të mbetjeve, duhet dhe mund të riciklohet. Por kemi gjëra të tjera, si bateritë e celularëve, p.sh, të cilat kërkojnë investime të konsiderueshme për t’u përpunuar në mënyrë që të mos ndosin.

Pyetja me vend është: kur kemi dëgjuar ndonjëherë, ndonjë zyrtar apo ndonjë deputet të na diskutojë se si e mendon ai nevojën e pastrimit të vendit nga plehrat?! Përgjigjja është se nuk kemi dëgjuar kurrë asgjë të tillë. E vetmja gjë që kemi dëgjuar është një propozim nga tre deputetë, dy socialistë dhe një LSI-st, të cilët, argumentojnë me forcë se vendi duhet të lejojë importin e plehrave nga vendet fqinje, më së shumti nga Italia, në ndihmë të disa kompanive të riciklimit.

E drejtë, të dyja çështjet nuk janë të lidhura në masën 100 për qind. Ndalimi i importit të plehrave nuk ndihmon drejtpërsëdrejti në pastrimin e vendit dhe anasjelltas: Shqipëria mund ta lejojë importin e plehrave dhe njëkohësisht ta pastrojë veten. Por problemi qëndron te prioritetet. Tre deputetë kanë zgjedhur të angazhojnë energjitë e tyre në lejimin e importit të plehrave dhe argumentojnë se Shqipëria ka sot një të ashtuquajtur “inspektoriat mjedisi”, të aftë, sipas tyre, të kontrollojë llojin e mbetjeve që do të hyjnë në vend dhe kushtet mjedisore në të cilat këto mbetje do të përpunohen për riciklim. Duket se në hapësirën e deputetëve pro plehra, Shqipëria është një vend që i ka zgjidhur problemet me plehrat e veta, plazhet e ndotura përtej çdo imagjinate nuk përbëjnë shqetësim. Lumenjtë e kthyer në panorama apokaliptike qesesh plastike të varura nëpër pemë nuk përbëjnë problem. Rrugët e mbushura me mbeturina në çdo anë nuk përbëjnë problem. Problemi qëndron te ndalimi i importit të plehrave.

Kuptohet, argumenti se Shqipëria ka sot “inspektoriat mjedisi” ndërsa më 2013 nuk e kishte vështirë se gëlltitet. Inspektoriati i mjedisit, p.sh, ka për detyrë të ndalojë tregtimin e daterit, një molusk që është ndaluar konsumohet për shkak të shkatërrimit të mjedisit detar që shoqëron nxjerrjen e tij. Nja tre vjet të shkuara, Ministria e Mjedisit bëri goxha bujë kur deklaroi se është e vendosur ta ndalojë konsumimin e daterit nëpër restorante, duke e konfiskuar atë kudo që ta gjente dhe duke gjobitur restorantet. Çfarë ndodhi?! Sot, tre vjet më pas, në çfarëdolloj restoranti që të shkosh gjen dateri me shumicë ndërsa i ashtuquajturi inspektoriat mjedisi nuk bën asgjë.

Arsyet për të vijuar ndalimin e importit të plehrave janë të shumta. Por vullneti i popullit, i cili është shprehur në mënyrë kategorike kundër besoj se mjafton. Megjithatë, deputetët shqiptarë do të duhet të votojnë më 22 shtator propozimin e tre deputetëve. Kuptohet, nëse deputetët vendosin ta lejojnë importin e plehrave, është detyra e qytetarëve që ta rrëzojnë edhe një herë këtë ligj që sillet vërdallë që nga viti 2004. Dhe nëse deputetët e hedhin poshtë propozimin, i takon sërish qytetarëve që të bëjnë rojë për të garantuar që vullneti i tyre të respektohet. Sa për të tre deputetët propozues, ata tashmë e kanë bërë të qartë se shqetësimi i tyre kryesor është se si po ecën biznesi i disa kompanive të riciklimit. Por se sa plehra ka Shqipëria, kjo natyrisht që nuk përbën shqetësim për ta./

Next Post
I vënë thikën në fyt dhe i kërkojnë paratë, momentet e tmerrit të shqiptares në Itali

Ishte në kërkim nga policia italiane, por rezervon në një hotel... shqiptari arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?

A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?

July 19, 2026
Drejt fundit tatimi i dyfishtë! Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së

Drejt fundit tatimi i dyfishtë! Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së

July 19, 2026
Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, policia ndalon dy persona në Shkodër

Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, policia ndalon dy persona në Shkodër

July 19, 2026
Argjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

Argjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

July 19, 2026
I bënë vaksinë teksa ishte me temperaturë, Lindita tregon rastin e së motrës: Ndenji 7 vite në spital

I bënë vaksinë teksa ishte me temperaturë, Lindita tregon rastin e së motrës: Ndenji 7 vite në spital

July 19, 2026
Gjendet i vrarë dhe i djegur gazetari sportiv italian

Gjendet i vrarë dhe i djegur gazetari sportiv italian

July 19, 2026
Mbappe shkruan historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës

Mbappe shkruan historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës

July 19, 2026
Ethet afrikane të derrit, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit

Ethet afrikane të derrit, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit

July 19, 2026
“Zhvlerësimi i euros po varfëron shqiptarët“, Tabaku: Vjen nga pastrimi parave

“Zhvlerësimi i euros po varfëron shqiptarët“, Tabaku: Vjen nga pastrimi parave

July 19, 2026
Kina dhe Mbretëria e Bashkuar në deklarata të kundërta për “British Steel”

Kina dhe Mbretëria e Bashkuar në deklarata të kundërta për “British Steel”

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In