Shqetësimet për vaksinën e AstraZeneca dhe vendimi i fundit i Komitetit të Imunzimit dhe Vaksinimit kanë hapur një debat në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.
Në Shqipëri, mjekët po marrin vaksinën Pfizer, kurse mësuesit AstraZeneca, dhe kryetarja e Sindikatës së Arsimtarëve në Tiranë konfirmon se ky është një prej shqetësimeve.
Po ashtu ajo zbulon se disa mësues, saktësisht tek ‘’Shkolla e Kuqe’’ në Tiranë kanë ndjerë shqetësime pasi kanë marrë dozën e vaksinë AstraZeneca.
Për mjekun, profesorin dhe anëtarin e Komtetit Alban Yllin kjo është normale, madje i cilëson shifrat e deritanishm si të papërfillshme.
DEBATI NË REAL STORY
Rastësi. Kush është futur i pari në treg. Do kapet një sasi tjetër, qoftë kineze.
Ju thashë që jam në situatë komode, sepse diskutimi është luksi. Nuk është shqetësimi i madh i pandemisë.
ALMA LAMA: Analiza ndërqytetare dhe mësues, bëhen të gjitha llojeve. Para se të vija në studio, që folëm me doktorin edhe për këtë. Ky është shqetësim. Kërkuam sa më shumë autoritete shëndetësore që të sqarojnë, pse duhet bërë vaksina, dhe cilat do të jenë autoritetet.
Pa sqarime, pas vaksinës çfarë do të ndjenin. Mësuesit kanë filluar të ndjejnë disa shqetësime. Ka disa raste, këtu në Tiranë, tek shkolla e Kuqe.
ALBAN YLLI: Normale që të ketë disa simptoma, në shumë pak prej tyre mund të perceptohen edhe të përmasave që mos i lejojnë të shkojnë në shkollë. Do të jetë shifër e papërfillshme. Nuk jemi para situatës ku duhet të kryejmë qindra mijëra persona në javë. Përshtypja ime ëshët që ka komoditet në kryerjen e punës.