• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpullë protestueses, reagon Tahiri: E patolerueshme, pezullim policit

by Aalison Pearse Stevens
21/02/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar menjëherë, duke kërkuar pezullimin e efektivit që goditi me shpullë gruan protestuese në kodrat e liqenit.

“Është e papranueshme të sulmohet uniforma e Policisë së Shtetit, qoftë edhe nga një grua, por absolutisht edhe më e papranueshme dhe e patolerueshme të reagohet fizikisht, sidomos ndaj një gruaje.

Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punonjësit të policisë dhe lirimin e tij nga detyra.

Policia që duam nuk mund të jetë kjo që na treguan pamjet e konfliktit mes punonjësit të policisë dhe një qytetareje. Çdo punonjës policie duhet ta dijë këtë dhe kushdo e harron nuk do të tolerohet në asnjë rast e për asnjë arsye”, ka shkruar Tahiri në faqen e tij në Facebook.

protesta liqeni 1

Policia liron 7 nga 12 protestuesit e ndaluar

Policia ka liruar disa nga protestuesit, të shoqëruar pas përlasjeve që ndodhën këtë mesditë në Liqenin Artificial. Protestuesit u shoqëruan në ambientet e komisariatit nr1 në Kryeqytet, dhe deri më tani janë liruar 7 nga 12 të ndaluarit.

Në emër të aktivistëve, Zirkon Disha tha se ata do t’i vijojnë protestat për të penguar zbatimin e projektit për parkun.
Momenti kur efektivi policise godet me shuplake protestuesen

http://www.dailymotion.com/video/x3texvf_polici-godet-protestuesen_news

Gjatë protestës, gruaja i rrëzoi përtokë kapelen policit dhe ky reagoi me një shuplakë të fortë në fytyrën e saj.

Në zbatim të urdhërit të ministrit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka bërë të ditur se ndaj policit do të nisë procedimi disiplinor.

protesta liqeni 2protesta liqeni 1

Next Post

Trump rrëfehet: Isha mik me Michael Jackson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com