• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpronësimet për kaskadën e Devollit/ Banorët mbështeten nga PD në protestë

by A R
05/03/2016 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e qytetit të Gramshit, të mbështetur edhe nga Partia Demokratike, kanë protestuar sot për pronat e tyre dhe mos dhënien e dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë pas ndërtimit të kaskadës së Devollit.

Ata janë shprehur se, ndihen të braktisur nga mungesa e rrugës dhe investimeve dhe të grabitur nga qeveria.

Kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit, Elmaz Haruni tha se qytetarët janë në të drejtën e tyre dhe cështja e tyre duhet të zgjidhet. PD do të jetë në krah të qytetarëve.

“Sot jemi me qytetarët në protestë e cila nuk do të jetë e para dhe as e fundit derisa të marrin fund abuzimet me rrugën në Elbasan, derisa banorët të shpronësohen me vlerën aktuale të tregut, të gjithë, pronarët dhe fermerët që u dëmtuan nga kaskada e Devollit” tha Haruni.

Sekretari i Partisë Demokratike për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, tha se protestat e qytetarëve në të gjithë vendin janë shenjë e ndërgjegjësimit, janë rruga e zgjidhjes së problemeve.

“Ju siguroj edhe njëherë, dhe nëse sot jemi 1 mijë apo 2 mijë, 5 mijë do jemi nesër 50 mijë do jenë para qeverisë, 100 mijë, gjithë qytetarët e bashkuar do jenë një ditë më pas derisa të drejtat legjitime të qytetarëve të respektohen. Shqipëria është në këmbë, Shqipëria nuk mund ta mbajë këtë zgjedhë që i ka vendosur kjo qeveri për ta sunduar dhe jo qeverisur”, tha Salianji.

Next Post

13 mijë refugjatë u bllokuan sot në kufirin Greqi-Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In