• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këtu bëhet fjalë për Luftën e III Botërore, disa persona kanë hallin tim”/ Rama: I shqetësuar jo për naftën, por për produktet e shportës

by Java News
14/03/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës, ndërsa shtoi se shqetësimi i tij primar është për produktet e shportës.

Ndaj sipas Ramës qeveria ka vendosur të ndihmojë shtresën në nevojë. Ai tha më tej se shpreson se kjo që ka ndodhur të mos jetë Lufta e III Botërore, sepse pasojat do të ishin tejet të rënda për të gjithë.

Kreu i qeverisë deklaroi se sot jemi në një Luftë të III Botërore, pasi askush më nuk mund të parashikoj atë që po ndodh në Ukrainë.

‘Këtu flitet për Luftë të III Botërore, ndërsa disa personazhe që janë të pakualifikueshëm, thonë po na shpëtoi sot, nuk e kapim më. Vazhdoni rrini në protestë sa të doni. Jo kaq sa ishit sot, por 10 fish, 100 fish, nuk lëviz asnjë taksë nga karburanti’, tha Rama.

“Me faktet nuk luftohen, janë ato që janë mbi individin dhe biznesin e vogël. Jemi i vendi i vetëm në Rajon me zero taksë për biznesin e vogël. Kemi kontributet shoqërore dhe shëndetësore më të ulëtat në Rajonin tonë dhe Evropë. Pse po i them këto? I them se nëse heqim edhe taksën e naftës me çfarë do i financojmë ato që duhet? Pse nuk mbyllim shkollat, hajde të mbyllim shkollat, spitalet, kush do të vdesë do të vdesë. Sipas atyre që bëjnë protesta ata që vdesin nga lufta nuk janë njerëz. Edhe një dhimbje të vogël koke ne nuk mund ta hamë. Po të heqim edhe policinë fare dhe të gjitha këto i çojmë që këta të kenë karburant, naftë për makinat e tyre që bllokojnë rrugët. Problemi ynë është shporta, buka, se për bukë asnjë shqiptar nuk rezulton i vdekur që në kohën e Skënderbeut. Por po themi ushqimin bazë që për një pjesë është kërcënuar të reduktohet si pasojë e rritjes së çmimeve.

Ajo rritje çmimesh që e bën pensionistin, të verbrin, apo që bën të shqetësohen jo një numër i vogël, por një numër prej gjysmë milioni shqiptarësh të mos kenë këtë shqetësim. Pra ajo të kompensohet. Sa u rrit çmimi i ushqimeve të shportës të kompensohet me para në dorë. A po 300 mijë lekë? Po këtë ta thonë ata që e marrin, e jo ju që rrini në kafe. Ta thonë ata që kanë nevojë për këto para, është apo jo i nevojshëm.

Ai 300 mijë lekshi bën që të mos mungojë buka, e thënë në mënyrën më brutale. Në këtë situatë të mos mungojë buka e të mos shkojë njeri i uritur në shtrat, për ta bërë fare copë. Ata flasin në emër të popullit dhe s’e kanë idenë se çfarë bëhet. Ka propozime që pse se bën pagën minimale 512 mijë lekë. Nëse do të bëhej kaq shpejt kjo, pse se bëjnë vendet e tjera, përfshirë edhe Serbinë që është më i avancuar se të tjerët, përfshirë edhe Malin e Zi.

Pse Italia apo Greqia që e kanë pagën minimale pak më shumë se kaq se e thua ti pse se bëjnë pagën minimale 1500 euro. Nëse ne e bëjmë këtë, për 2 muaj e tre muaj nuk dalin një grusht njerëzish, por gjysmë milioni njerëz në protesta, dalin edhe pensionistët. Cili është ai kryeministër në botë sot, që do të kishte pritur kaq gjatë dhe s’do e kishte bërë nëse bëhej kaq thjeshtë.

Është absolutisht e pa besueshme që të bëhen llogaritë kaq thjeshtë dhe që pastaj të thuhen me kaq lehtësi e të kesh bindjen që po thua zgjidhjen për popullin. Lufta s’ka ardhur këtu me bomba dhe tanke, shpresojmë të mos jetë Lufta e III kjo sepse do e shihni se çfarë do të mungojë. Lufta vjen për të na marrë të gjithëve, e jo për të na sjellë. Duhet të mos merret esencialja e atyre që kanë më pak”, u shpreh Rama./m.j

Next Post
Zaloshnja: Rrezikojmë skenarin italian po nuk morëm masa të forta për koronavirusin

Sondazhi çmime-protesta / Kë fajsoni MË SHUMË për rritjen e ndjeshme të çmimeve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In