• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresa të reja për trajtimin e autizmit, shkencëtarët zbulojnë gjenin problematik

by Java News
17/08/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen që nuk funksionon te shumica e personave me autizëm. I njohur si CPEB4, ky gjen kontrollon rreth 200 gjene të tjera që më parë studiuesit i kanë lidhur me çrregullimet e spektrit autik. Studiuesit spanjollë mendojnë se gjeni CPEB4 mund të ndikohet nga faktorë mjedisorë, që ndryshojnë zhvillimin e trurit të një personi dhe rrisin rrezikun e prekjes nga ky lloj çrregullimi.

Studime të mëparshme e kanë lidhur autizmin me ekspozimin e nënave ndaj kimikateve të caktuara gjatë shtatzënisë ose infeksione të kaluara gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, disa ilaçe që trajtojnë epilepsinë dhe mungesa e oksigjenit gjatë lindjes gjithashtu dyshohen si faktorë.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i gjenit CPEB4 mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve dhe metodave të reja të diagnostikimit të autizmit.

Jose Lucas i Këshillit të Kërkimeve Kombëtare në Spanjë, që drejtoi studimin, thotë se ndryshimi i një proteine te minjtë me gjenin CPEB4 të ndryshuar u pasua me ndryshime në shumicën e gjeneve që lidhen me çrregullimet e spektrit autik.

“Meqë CPEB4 njihet si rregullator i shumë gjeneve gjatë zhvillimit të embrionit, kjo proteinë del si lidhje e mundshme mes faktorëve mjedisorë që ndryshojnë zhvillimin e trurit dhe gjenet e predispozuara për autizëm”, thotë ai.

Njohja e bazave biologjike të autizmit mund të lehtësojë prodhimin e trajtimeve eksperimentale në të ardhmen. Edhe pse studime të tilla duhen thelluar, CPEB4 shihet si shënjestër e terapive të reja.

ma.me

Next Post
PD sulmon Vettingun: Po mbyllni sytë për Arta Markun, kamikazen e Ramës

Përgjimet në dosjen “Shullazi”, PD: Të futet në burg deputeti Çyrbja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In