• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresa e Berishës se gënjeshtrat riciklohen nëse përkthehen në gjuhë të huaj

by Mero Baze
03/06/2024 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Problemi më i madh që ka sot opozita e Berishës është humbja e besueshmërisë në publik dhe përpjekja e saj e mundimshme që tani gënjeshtrat saj t’i shesë në gjuhë të huaj dhe t’i përkthejë përsëri në shqip, që të mos duken të sajat.

E bëri një skandal me një portal anonim italian para shtatë vitesh, duke shpikur 1500 maune me pesticide që po varroseshin në Pukë, e bëri po ashtu me Bildin para dy vitesh, që i shitën një dosje të mbyllur të Prokurorisë, ashtu siç e kanë rishitur prapë dje, dhe po ashtu po bëjnë sot edhe me gazetarin e RAI3.

Por deri tek furnizimi i tyre me gënjeshtra ndoshta dhe me parë është në rregull, se është çështje biznesi mes të dyve. Problemi që ka Berisha është se pastaj entuziasmohet nga gënjeshtrat e veta dhe do të riciklohet përmes tyre.

Po qe se ka një mënyrë se s’iu ta zvogëlosh dhe atë pak rëndësi që pati më në fund reportazhi i RAI 3, është kjo mënyra se si po vepron Berisha dhe aleatët e tij në Tiranë.

Edhe pse intervista e Edi Ramës ishte shteruese për çdo akuzë dhe detyroi gazetarin t’i quante akuza dhe jo fakte, pra të ofruara nga opozita, sot ata që ai kanë ofruar akuzat, gëzohen që i dëgjojnë në italisht dhe përsërisin thirrjet banale për protestë apo revolucion.

Gazetari i RAI u përpoq sa mundi të mbante distancë se nuk jam duke i shërbyer Berishës me këto akuza, por Berisha nuk ka shumë mëshire në këtë rast. Atij i duhet doemos ta çojë deri në fund shpenzimin e tij me këtë rast, njësoj si me Bildin, që i paguan gazetarit hotelin në Marriot dhe udhëtimet në Tiranë.

Ky stil opozitar, që merr hua fytyrën dhe zërin e dikujt tjetër në gjuhë të huaj, kur ti kupton se opinion publik nuk të beson më për asgjë, se mediat afër teje nuk janë të besueshme për asnjë investigim, dhe mbi të gjitha, rezultati elektoral i akuzave është zero, tani është kthyer në modën më të re.

Njësoj siç bërtiste vite më parë për revolucion, pas çdo deklarate për shtyp apo ngjarjesh të sajuara, tani bërtet sa herë gënjeshtrat e tij përkthehen në gjuhë të huaja.

E vetmja gjë pozitive e kësaj është se opozita është koshiente se nuk ka shanse të besohet ajo që thotë vet dhe paguan apo stërmundohet që gënjeshtrat e saj t’i përsërisë dikush tjetër, me shpresë se duken më serioze.

Problemi është që shqiptarët i kanë dëgjuar këto akuza shumë herë më të rënda dhe shumë herë më të qarta nga opozitarët e Berishës, se sa nga përkthyesit në gjuhë të huaj, dhe nuk pinë më ujë. I vetmi zhvillim i ri është se u duhet të paguajnë pak më shumë për të fituar më pak.

Më kollaj e kanë të ndryshojnë njerëzit e pabesueshëm që kanë në krye, dhe kauzat familjare për të cilën bëjnë opozitë, se ashtu besohen dhe ato që nuk kanë ndodhur, kurse kështu nuk besohen as ato që ndodhin, vetem për shkakun se njeriu që i thotë dhe paguan për t’i përhapur, është zanafilla e gjithë problemeve në këtë vend.

Dhe është dëshpërim shumëfish më i madh, kur je i bindur që ty nuk të besojnë, por shpreson se mund t’i gënjesh me të njëjtat gënjeshtra, por në gjuhë të huaj.

Next Post
Begaj dekreton emërimin e Ernal Filos si ambasador rezident të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë

Begaj dekreton emërimin e Ernal Filos si ambasador rezident të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In