• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shprehja ‘hapi rrugë budallait’ na solli këtu”, Lapaj: Si dalim nga kjo situatë…

by A R
15/10/2026 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaroi se zgjidhja për krizën politike në vend duhet të jetë sistemike dhe jo thjesht zëvendësimi i një politikani me një tjetër.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lapaj u shpreh se sistemi zgjedhor duhet të reformohet për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe për të shmangur atë që e cilësoi si një sistem të bazuar “te hilet”.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si hap për të ndihmuar në qetësimin e situatës në vend.

Ai theksoi gjithashtu se Parlamenti duhet t’i nënshtrohet një reforme të Kodit Zgjedhor, me qëllim krijimin e një sistemi elektoral që garanton përfaqësim të drejtë.

Lapaj kërkoi edhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas tij, do të përgatisë vendin për zgjedhje.

“Nuk bëhet fjalë që të ikë njëri dhe të vijë tjetri. Zgjidhja duhet të jetë sistemike. Ky sistem karburant të vetëm ka votën. Në momentin që ti deformon llojin e karburantit, ai nuk punon, ka defekt. Sistemi zgjedhor ka qenë sistem hilesh. Na duhet sistem elektoral që nuk prodhon më këtë lloj zhbalancimi.

Atij që është në krye i takon të bëjë tërheqjen më të madhe, që do të thotë se, për t’u paqtuar vendi, duhet të japë dorëheqjen. Kjo nuk negociohet më, e ka të panegociueshme këtë.

Ai parlament, me hir ose pa hir, duhet t’i nënshtrohet një reforme të Kodit Zgjedhor për të gjetur një ligj elektoral që të krijojë përfaqësim të drejtë. Na duhet qeveri tranzitore me një mandat 12-mujor për ta përgatitur vendin për zgjedhje. Ne duam ta shërojmë Shqipërinë, ajo shërohet duke mos ia pasur me hile njëri-tjetrit.“, tha ai.

Next Post
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

“Policët nuk janë të trajnuar për të tilla protesta”/ Karamuço: Kjo çon te lufta civile...

Comments 1

  1. leka says:
    2 hours ago

    Adriatik Kaoaj roja e jarrikes oara kryeministruse ku nuk ju bashkua asnji njeri .I pa vlere dhe servil

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com