• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpopullimi, politika dhe ligjësitë!

by Java News
02/11/2022 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon Ndrejaj

Lajmi i vërtetë është se, popullsia e Shqipërisë nga viti në vit po pëson një rënie të ndjeshme. Ajo ka shënuar një rënie me 1.3 përqind kundrejt një viti më parë (1 Janar 2022/1Janar 2021). Referuar raportit të OKB-së, rezulton se që nga viti 1990 e deri në vitin 2020 nga Shqipëria janë larguar rreth 1,2 milion shqiptarë. Sipas të njëjtit raport rezulton se në periudhën 2005-2010 numërohen 217 mijë persona që lanë Shqipërinë (koha kur u hoqën edhe vizat), ndërsa gjatë 2010-2015, u larguan 137 mijë persona. Rreth 70 mijë shqiptarë janë larguar në vitet 2015-2020. Po sipas këtij raporti të OKB-së, parashikohet se deri në vitin 2100, nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.

Por shpopullimi nuk është një fenomen shqiptar por në vendin tonë është një fenomen i theksuar. Sipas burimeve nga fondacioni “Friedrich Ebert” Shqipëria renditet e dyta pas Rumanisë, të atyre vendeve, ku shtetasit planifikojnë të largohen nga vendi. Revista shkencore ndërkombëtare “The Lancet”, raportoi se popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 1.32 milionë banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52 për qind në krahasim me vitin 2017.

Në këndvështrimin e parë këto fenomene të pasqyruara në shifrat e mësipërme, duken shqetësuese ose sipas meje të padëshirueshme por druaj se janë të pashmangshme për shkak se ato janë bashkëshoqëruese të sistemit politik dhe ekonomik që kemi zgjedhur.

Në vitin 1990 Shqipëria zgjodhi rrugën e përmbysjes së sistemit komunist dhe përqafoj sistemin e tregut të lirë dhe të demokracisë, një zgjedhje e cila nuk dukej se kishte ndonjë alternativë tjetër. Por sistemi i demokracisë dhe i tregut të lirë, ka në bazën e vet lëvizjen e lirë të popullsisë dhe të kapitaleve dhe ekzistencën e një shteti me funksione të reduktuara, për të garantuar lirinë, barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave në gjithë këtë proces.

Politika jonë e ditës ka zgjedhur ta interpretojë këtë proces sipas interesave të saj. Forcat politike opozitare edhe pse të përçara, kur vjen puna lidhur me shpopullimin, janë të gjitha në një mendje, se fajtori kryesor i kësaj dukurie është qeverisja aktuale. Ato e kanë kthyer këtë fenomen në një farë kauze kundër mazhorancës edhe pse tregohen të kujdesshëm në premtimet e tyre për ta ndalur atë, mbase janë të ndërgjgjshëm se ajo nuk mund të ndalet…

Për ta thënë që në krye të herës opinionin tim lidhur me këtë, mendoj se kjo nuk është thjesht çështje e qeverisjes së një force politike, si do që vizioni dhe politikat qeverisëse kanë një ndikim të padiskutueshëm në këtë fenomen. Me sa duket këtë kishte parasysh edhe revista shkencore ndërkombëtare “The Lancet” kur evidentoi faktin se deri në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të tkurret me 52 përqind. Nuk besoj se kjo revistë ka pasur parasysh faktin se në Shqipëri, qeverisja aktuale do të vazhdojë deri në vitin 2100 (mos e dhëntë zoti) por faktin se ky është një fenomen që bazohet në ligjet ekonomike të tregut dhe të popullsisë në një rend kapitalist ku kemi zgjedhur me vullnetin tonë të jemi.

Duke shkruar këto radhë më erdhi ndërmend një ngjarje e jetuar, të cilën e kalova jo pa pasoja. Ka qenë viti 1980 kur në një kamionçinë po udhëtoja së bashku me disa kooperativistë nga zona e Kurbneshit, të cilët shkonin për të bërë shërbime kulturave bujqësore në territorin e kooperativës bujqësore Perlat. Kooperativa e Kurbneshit e cila ishte në një distancë rreth 20 km nga ajo e Perlatit, kishte më shumë krahë pune dhe më pak tokë në krahasim me kooperativën e Perlatit. Për të zbutur këtë diferencë udhëheqja e kohës kishte gjetur si zgjidhje faktin që një sipërfaqe toke e caktuar nga Perlati, ti jepej në administrim kooperativës së Kurbneshit. Kjo m’u duk krejt e pa arsyeshme dhe antiekonomike, ndërkohë që nga Kurbneshi kishte familje të shumta që kishin kërkuar për t’u shpërngulur në zonat më të ulëta, jo vetëm për shkak të kushteve klimatike por edhe ato ekonomike.

Kjo bindje më “trimëroi” deri sa një ditë, në mbledhjen e Këshillit Popullor të rrethit ku isha i ftuar, ta ngrija këtë si një problem, duke propozuar që të miratohej kërkesa e një numri familjesh nga zona e Kurbneshit dhe të vendoseshin në Perlat ose në zona të tjera më të ulëta me qëllim për të zbutur anomalitë në bilancin e krahëve të punës dhe për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike por edhe efektivitetin e ekonomive bujqësore përkatëse. Por pa e mbaruar mirë fjalën time një breshëri kritikash erdhën nga podiumi ku ishin rreshtuar sekretarët e komitetit të partisë, të cilët i jepnin edhe tonin mbledhjes, duke më akuzuar se kjo (shpopullimi i fshatit) është një tezë revizioniste etj dhe kjo nuk ishte një akuzë që kalonte pa u vënë re, për atë kohë…

Po sot cila është situata e popullsisë në atë zonë ? Pas vitit 1990 sapo u hoqën pengesat për të lëvizur lirisht, një numër i madh i popullsisë së kësaj zone migroi drejt Durrësit, Lezhës dhe zonave të tjera të ulëta por edhe jashtë vendit. Në total mund të themi pa frikë se popullsia e kësaj zone në krahasim me vitin 1990 është pakësuar me jo më pak se 85 përqind. Dhe rezultati është se sido që me kosto të lartë, të gjitha ato familje kanë përmirësuar ndjeshëm gjendjen e tyre ekonomike…

Siç e theksova më lart në argumentin e Revistës “The Lancet” lëvizja e popullsisë në një shoqëri të lirë i nënshtrohet ligjeve ekonomike. Në kushtet e lirisë së lëvizjes që siguron sistemi, lëvizja e popullsisë është e pashmangshme, për shkak se ekziston i ashtuquajturi “Ligji i zhvillimit të pabarabartë ekonomik dhe politik”, i cili në kombinim me lirinë e lëvizjes mund të çojë deri në shpërthime migratore, për shkak se lëvizja e popullsisë në një vend demokratik kushtëzohet nga zhvillimet dhe përqendrimi i kapitalit. “Popullsia ashtu si edhe kapitali graviton drejt qyteteve” . Vetëm në se i referohemi INSTAT, me 1 Janar 2022, Qarku i Tiranës , zë 32.9 përqind të popullsisë në shkallë vendi, krahasuar me jo më shumë se 10 përqind që ajo zinte përpara vitit 1990. Ose 62.6 përqind e popullsisë vendit banon në katër qarqe si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan. Në total raporti i popullsisë që banon në qytet pothuajse është përmbysur kundrejt vitit 1990. Aktualisht rreth 55 % e popullsisë shqiptare banojnë në qytete kundrejt 35 përqind që ishte në vitin 1989.

Në kushtet kur Shqipëria në vitin 1990 doli nga sistemi komunist i ekonomisë ku trashëgoi një prapambetje të theksuar në raport me vendet e tjera të Europës, ajo u përball me një kërkesë për lëvizje të popullsisë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, kjo krahas me masat që ndërmori edhe Europa për lëvizjen e lirë dhe heqjen e vizave. Njerëzit në kërkim të një jete më të mirë, lëviznin me guxim drejt vendeve të zhvilluara, ku mund të siguronin të ardhura më të larta dhe një jetesë më të mirë. Ashtu siç e përmenda ligji i zhvillimit të pabarabartë e kondicionin lëvizjen e popullsisë dhe ky është një ligj që sa do që mund të ndikohet nga vullnetet njerëzore ai do të funksionojë dhe do veprojë jashtë vullnetit tonë.

Disa nga arsyet janë se; Kushtet natyrore të një vendi janë të ndryshme dhe favorizojnë zhvillime të pabarabarta ekonomiko shoqërore. Kështu, sa do që të zhvillohen Islanda dhe Antarkdita nuk do të mbërrijnë kurrë zhvillimin e vendeve të tilla si Gjermania, Anglia apo SH.B.A.-ja Nga ana tjetër pasuritë natyrore të vendeve të ndryshme janë të ndryshme dhe diktojnë nivele të ndryshme zhvillimi. Kështu sa do zhvillim të marrë Izraeli, që edhe kështu është një vend i zhvilluar zor se mund të arrijë Qatarin ku 86 % e popullsisë së tij përbëhet nga emigrantët të cilët zënë 94 përqind e fuqisë punëtore në vend. Dhe së fundi potencialet njerëzore dhe zhvillimi i burimeve njerëzore të trashëguara ndër vite janë krejt të pabarabarta në vende të ndryshme dhe gjithashtu ndikojnë në zhvillimin e pabarabartë. Të gjitha këto së bashku diktojnë lëvizjen e kapitaleve drejt këtyre burimeve dhe rendjen e popullsisë drejt tyre.

Një gjë është e sigurtë se Qeveritë mund dhe duhet të ndikojnë me masa dhe instrumente ekonomikë jo për të ndalur lëvizjen e lirë në mënyrë administrative por për të ndërtuar politika zhvillimi që ndikojnë punësimin, rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e ekonomisë vendase, si do që kjo në kushtet e konkurrencës dhe të një hapje totale, si në rastin tonë duket jo e lehtë. Kësisoj për mendimin tim anëtarësimi në disa organizma ndërkombëtare si OBT (Organizata Botërore e Tregtisë Lirë) e kanë dëmtuar mjaft zhvillimin dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Një hap më i matur në këtë drejtim do të kishte qenë më efikas dhe do të kishte prodhuar një hop në zhvillimin ekonomik të vendit, duke minimizuar zhvillimin e pabarabartë. Vërtet lëvizja e lirë e mallrave dhe e kapitaleve në tërësinë e vet sjell një zhvillim por ajo shoqërohet edhe me rrënimin e më të dobëtit dhe është e projektuar të thellojë zhvillimin e pabarabartë, e shoqëruar kjo me polarizimin e shoqërisë dhe dukuri të tjera sociale.
Në fund të fundit faktet tregojnë se integrimi dhe globalizmi e vënë shumë në pikëpyetje konceptin e shpopullimit, duke e konsideruar atë si një gjë normale dhe ligjësi, me të cilët kombet,qeveritë dhe popujt duhet të mësohen të bashkëjetojnë…

Next Post
Përfshihet nga flakët shtëpia dykatëshe në Fier, shpëtojnë të zotët

Përfshihet nga flakët shtëpia dykatëshe në Fier, shpëtojnë të zotët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In