• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpirti ynë e di si po durojmë këtë sprovë në pleqëri”, fjalët prekëse të babait të shqiptares që u vra nga burri në SHBA

by A R
22/06/2023 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arjana dhe Arben Gllafce u gjetën të pajetë të dielën në shtëpinë e tyre në Fort Wayne, Huntertown të SHBA. Sipas autoriteteve amerikane, Arjana 48-vjeçe u qëllua disa herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar, Arben Gllafce. Ky i fundit e drejtoi më pas armën nga vetja duke mbetur po ashtu i vdekur. Krimi në familje së bashku me identitetet e tyre u konfirmua këtë të mërkurë nga autoritetet në SHBA, siç raportojnë mediat amerikane.

Shtëpia në SHBA ku jetonte çifti Gllafce

Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për djemtë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, miq e të afërm të Arjanës shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

“E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra binjake e Arjanës, teksa poston një foto të saj.

Por fjalët më prekëse vijnë nga babai i moshuar i 48-vjeçares.

“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri. E paharruar do të mbetesh në zemrat tona dhe të atyre që të kanë njohur. Të ndritë shpirti dhe u bëftë dritë në rrugëtimin e fëmijëve të tu. E parajsës qofsh bashkë me bashkëshortin që Zoti nuk ju ndau as këtu. Qoftë i lehtë dheu! Babi dhe mami që të kanë dashur aq shumë”, shkruan ai.

Reagimi i babait të saj është i dy ditëve më parë, kur ende nuk dihej që Arjana ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

/a.r

Next Post
Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL rrit vlerësimin për Shqipërinë

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL rrit vlerësimin për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com