• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shpirti i saj ishte bërë copë më parë”. A ishte e evitueshme tragjedia e Pamelës dhe foshnjes që mori me vete?

by A R
28/11/2021 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edona Llukaçaj

Një tjetër grua i dha fund jetës së saj. Bashkë me fëmijën veçse një vjeçar u hodh nga kati i pestë i një pallati në Vlorë. Sipas të dhënave që janë bërë publike, ajo po përballej me një sërë problemesh familjare që nuk kishin si të mos e rëndonin psikologjikisht.

Viti i parë pas lindjes së një fëmije është mjaftueshëm stresues për një nënë të re dhe, siç dihet rëndom, stresi merr përmasa më të mëdha tek nënat në karrierë, për çfarë dëshmon edhe profesioni si farmaciste i gruas 34-vjeçare.

Në këtë vit të vështirë, së vetëvrarës i qenka dashur të përballej edhe me traumën e divorcit nga bashkëshorti, për të mos përmendur edhe ndarjen e përfolur të prindërve të saj.

Nuk e shoh vetëvrasjen as si zgjedhje e as si zgjidhje. Nuk besoj në guximin e të hequrit dorë një herë e përgjithmonë. Është ai i një zhgënjimi fundor dinjiteti që i përvishet këtyre lloj ikjesh. Por edhe e kuptoj se vdekja nuk ka qenë një tjetër sfidë por më fort një cak i munguar për këtë grua.

Ndonëse nuk e njoh Pamelën, nuk e shoh historinë e saj si të një Medeaja moderne, që nga zhgënjimi dhe nevoja për shpagim e hakmarrje – për të bërë të ndihen të dobët si ajo, ata që pamëshirshëm e përdorën dhe, më pas, e tradhëtuan – vrau të bijtë që Jasoni të mbante gjithnjë me vete peshën e humbjes.

Gruaja e re nga Vlora, fatkeqësisht, vendosi t’i jepte fund dhimbjes së vet dhe të evitonte të tjera për fëmijën e saj. Pa dashur t’i vesh lavdi apo të romantizoj aktin tragjik, me sa duket të mirëmenduar, nuk besoj se Pamela vdiq kur u përplas fort në gurët e lagësht të rrugëve ku u rrit, ndoshta një përçapje simbolike për të mbaruar historinë e vetës së parë aty ku filloi. Ajo, vërtet, mund ta ketë dhënë një frymë të fundit rrugës për në spital, por shpirti i ishte bërë copë më parë.

Fillimisht, do ta kenë lënduar ato gërvishtjet e grackës së gruas profesioniste dhe pritshmërive tradicionale të rrethit të ngushtë e shoqërisë për një nënë, grua, të ashtuquajtur “familjare”.

Më thellë në shpirt do ta kenë vrarë ato ëndrrat për një familje – një botë të veten të kurorëzuar me një fëmijë – që iu shkërrmoqën kur kujtoi se e arriti.

Padyshim, si shigjeta helmuese e kanë goditur ato fjalët pas shpine a jo të të gjithëditurve që i kanë treguar historinë e saj, ia kanë mbllaçitur hallet mbi filxhana kafenesh, ia kanë përfolë dhimbjen pa takt. Do ketë kërkuar Pamela pak ndihmë, për të dëgjuar këshilla të vyera të tipit “e kemi kaluar të gjitha” ose “ik… në Gjermani”.

Ndoshta edhe pak suport profesional ka dashur. Por institucionet dhe organizatat përkatëse, të pakta, pak aktive dhe në nevojë për specializim si janë, iu duhet të fokusohen në një mori problematikash ku gratë e shkolluara dhe me profesion, pa kocka të thyera dhe sy të nxirë nga dhuna në familje, jo të shfrytëzuara dhe që nuk i përkasin ndonjë kategorie të caktuar, mund të mos jenë pjesë.

E ndjerë pa rrugëdalje, pa ngushëllim, ka marrë rrugën pa kthim. Fëmijën e shtrenjtë e ka marrë me vete se thjesht nuk ka pasur kujt t’ia besojë. Babai i larguar, prindërit e moshuar, institucionet mjerane, birësuesit potencialë single ose larg pjekurisë së nevojshme, psikopatët që sillen rrugëve të patrazuar dhe mund të të bëhen komshinj, të dënuarit për pedofili që ripunësohen si mësues “me procedurë” mund ta kenë bindur se as shoqëria dhe as shteti nuk do jenë të aftë e të gatshëm t’ia lehtësojnë kalvarin e vuajtjeve që do priste një jetim të pafat.

Pamelës dhe fëmijës së saj i qoftë dheu lehtë. Uroj fort që diku përtej të gjejë paqen e vet.

Por tragjedia e saj dhemb më fort se ishte e evitueshme me angazhim të mirëfilltë, çka nuk arrihet me keqardhje sipërfaqësore dhe lutjen që të mos ketë të tjera gra që preferojnë vdekjen mbi jetën.

/Gazeta Dita/

Next Post
Barbados heq dorë nga Mbretëresha britanike, kush do ta drejtojë republikën më të re në botë

Barbados heq dorë nga Mbretëresha britanike, kush do ta drejtojë republikën më të re në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In