• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shpirti’/ E mbjellë në Berat, droga e kapur në Bari në 2016 në pronësi të Ilirjan Duçellarit

by
04/07/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” del se sipas dëshmitarit Mariglen Shusha lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 në Bari, Itali është në pronësi të Ilirjan Duçellarit, i cili është ‘koka’ e grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020.

Kjo drogë ishte një pjesë e një sasie më të madhe që ai kishte kultivuar në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa. Sipas dosjes për aktivitetin në Itali, Lani merrte 25 mijë euro dhe i ndante me Shushën.

Ilirjan DUÇELLARI përveç transferimit në Itali të lëndës narkotike në pronësi të tij, ngarkonte në gomone edhe marijuanë të personave të tjerë shqiptarë që kryenin të njëjtin aktivitet, e për këtë shërbim merrte si pagese 250 € per kile të transportuar në Itali.

Pjesë nga dosja:

Bashkëpunëtori 1 i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar se lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 nga Barit është në pronësi të Ilirjan Duçellarit, ishin pjesë e një sasie më të madhe që ai kishte kultivuar në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa.
Lënda narkotike pasi mblidhej ruhej në shtëpi që ndodhej po në atë zonë ku banonin disa familjarë të tij të quajtur kushëri e nipat e Lanit, që kishte  bërë materialisht kultivimin ku më pas është përgatitur për ta trafikuar në Itali.

Nga ajo lëndë, një pjesë rreth një ton është transportuar në rrugë tokësore për tek një magazinë në zonën Pish-Poro të Vlores, e ngarkuar më pas në mjetin lundrues gomonen e drejtuar nga persona skafistë të të njëjtit grup kriminal dhe e “siguruar” nga prania Donial DROLLI nga vjedhjet e mundshme, kontrollet në breg apo në ujrat territoriale nga policia shqiptare, ku punonte vellai i tij i punonjës policie në degën e antidrogës në Doganën Vlorë.

Më pas, kjo lëndë narkotike është trafikuar në Itali në zonën e Torre a Mare-s (BA), ku i është sekuestruar nga DIA shtetasit Gaetano MONACELLI. Ky i fundit, si dhe bashkëpuntorët e tij italian, ndër të cilët edhe Umberto SERINI, ishin në varësi të urdhërave të shtetasit shqiptar, Ilirjan DUÇELLARI “Lani” e për aktivitetet e kryera në territorin Italian ai merrte 25.000 € dhe i ndanin mes tyre, të cilat ia jepte me para në dorë Mariglen SHUSHA.

Ndonjëherë, shtetasi Ilirjan DUÇELLARI, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, i jepte lëndë narkotike dhe jo lekë me të njëjtën vlerë të shumës së mësipërme. Shtetasi Ilirjan DUÇELLARI “Lani”, bënte nëpërmjet shtetasit Mariglen SHUSHA pagesën e shpenzimeve që kishin bërë anëtarët e grupit kriminal italian të lartpërmendur për ruajtjen e lëndës narkotike të trafikuar nga Shipëria, në lokalet në qytetin e Barit, për karburantin e nevojshëm për lundrim të personave skafistë mes dy vendeve, për marrjen me qira të furgonave të përdorur për transportimin e lëndës narkotike në territorin italian, për nevojat e fletjes e të ngrënies së shtetasit Mariglen SHUSHA e të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, pjesëtar të të njëjtit grup kriminal, kur vinin në Bari në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA, ka deklaruar se: “Ne vitin 2014 ai ka njohur shtetasin Ilirjan DUÇELLARI (ZAIMI) i thirrur edhe si “Lani”, kur i është drejtuar atij për të gjetur “punë” e menjëherë është futur pjesëmarrës në grupin kriminal, me rolin si “shkarkues” e me pas me rolin e drejtuesit në varësi të “kreut”, për operacionet e zbarkimit në Itali te lëndës narkotike të trafikuar nga Shqipëria.

Po me urdher te “Lani-t” ai ka bërë në Itali shpërndarjen e lëndës narkotike tek klientet e ndryshëm, si dhe mbledhjen e parave pas shitjes së lëndës narkotike.

Ilirjan DUÇELLARI përveç transferimit në Itali të lëndës narkotike në pronësi të tij, ngarkonte në gomone edhe marijuanë të krimineleve të tjerë shqiptar, e për këtë shërbim merrte si pagese € 250 per kile të transportuar në Itali. Nga 2014 deri ne 2015 Duçellari kishte blerë nga trafikantë të tjerë shqiptar lëndën narkotike për ta transferuar ilegalishit në Itali, ne 2016 ama, kishte kultivuar vetë marijuanë ne dy plantacione që ishin në territore të ndryshme të Shqipërisë, njëra prej të cilave, në malin Tomorr në territorin e Prefekturës së Beratit, mes Çorovodës e Cepanit, nga të cilat kishte nxjerrë rreth 7-8 ton lënde narkotike.

Droga e sekuestruar në Torre a Mare (BA) me 17 dhjetor 2016, ishte e ketij plantacioni, ku ishte kultivuar me fara te blera në Hollandë nga Ilir GABA, i thirrur “Lilhosh” një bashkatdhetar i tij nga Lazarati (Shqipëri), pjesëtar i grupit, të cilit, në disa rrethana “Lani” i kishte dhënë € 30.000 lekë në dorë, për të blerë farat e marijuane. “Lilhosh” ishte ekspert i kultivimit të marijuanës, ishte ai “agronomi” i grupit kriminal e bënte normalisht prodhimin e lëndës narkotike. Nje here, Mariglen SHUSHA kishte qënë i pranishëm në dhënien e kësaj shume, lek në dorë, DUÇELLARIT “Lilhosh-it”.

Nga aktet rezulton se Ilirjan DUÇELLARI”Lani”, përveç se kishte krijuar një potencë ekonomike, kishte edhe influencë tek policia shqiptare. Ndër këto, ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Çorovodës, të cilit i ishte drejtuar për të zgjidhur një problem me kultivimin e një plantacioni me lëndë narkotike, në të cilin bashkëpunonte edhe shtetasi Ilir GABA, i thirrur “Lilhosh”. Për këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, ky grup kriminal kishte krijuar sigurinë dhe mbështetjen e policisë, e cila për çdo bimë merrte një pagesë nga drejtuesi i grupit kriminal, Ilirjan DUCELLARI.

/b.h

Next Post
Këngëtarja shqiptare tregon incidentin e frikshëm në avion: Dua vetëm që të zbresim të sigurt në tokë!

Këngëtarja shqiptare tregon incidentin e frikshëm në avion: Dua vetëm që të zbresim të sigurt në tokë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime

September 1, 2026
Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

September 1, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

September 1, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Briken Calja i dhuron medalje ari Shqipërisë dhe vendos rekord

Lojërat Mesdhetare/ Briken Calja i dhuron medalje ari Shqipërisë dhe vendos rekord

September 1, 2026
Goditje të tjera nga zbërthimi i bisedave në SKY & Enchro Chat? Lamallari: Çështje kohe

Nga “Besa” te zjarret, Lamallari zbulon nismat e reja: Njësi e posaçme për krimet mjedisore

September 1, 2026
“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

September 1, 2026
Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

September 1, 2026
Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com