• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shpikja e vetmisë

by Ben Andoni
07/10/2025 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duket e pamundur ose pak si çudi në këtë zhvillim kaq të madh të realitetit kibernetik që të ndjehesh i vetëm. Akoma më shumë kjo ndjesi të përcillet nga ndikimi i jetës së shfrenuar të shumë personazheve dhe larmia e programeve televizive që i mbajnë të ngërthyera para ekranit sytë e qytetarëve shqiptarë.  Në të vërtetë, vetmia ka kapluar fasha të ndryshme të shoqërisë dhe përveç moshës së tretë, ku për fat të keq po kthehet në normalitet të konsoliduar, përfshin sot çdo gjë të shoqërisë. Përveç një pakice të jetës së lëbyrshme luksoze dhe kapilaritetit që ushqen burimet njerëzore të pushtetit, shqiptarët ndihen thellësisht të vetmuar. E ndjen nga bisedat e rralla të sinqerta, temat që diskutohen dhe më shumë se çdo gjë humbja e shpresës. Kemi ndërtuar një shtet që nuk na përgjigjet në shumë drejtime; përballemi me një arrogancë të frikshme të administratës dhe të Ekzekutivit “Rama”; një pushteti lokal anemik që në shumë qytete është vëzhgues më shumë sesa ndihës dhe lehtësues; ndihemi kaotikë përballë një situate ndërkombëtare, ku dihatja e luftës po ndihet gjithnjë e më e afërt.
Shpikja e vetmisë i dedikohet si koncept shkrimtarit të njohur amerikan Paul Auster dhe u shkrua si roman me të njëjtin titull në vitin 1982, bash kur shkrimtari i njohur sapo kishte nisur të përshfaqte më shumë sesa talentin, sensin e lartë të vëzhgimit artistik dhe thellësitë e gjera të mendimit. Në origjinal njihet si “The Invention of Solitude” dhe për fat mund të lexohet lirisht sot nga dashamirët e librit. Kuptohet me atë që nënkupton dhe që përjetohet si ndjenjë e thellë e izolimit individual buruar nga koncepti i Auster, ky libër nuk të sjell vetëm historinë e një mungese, ose e mungesës së lidhjeve, por ndjenjën sesi vetmia është një lloj pushteti që ndikon thellësisht në jetët njerëzore.
Nëse do i referohemi vetëm kohës së shkuar kur shpesh ne i referohemi skematikisht vetëm regjimit socialist, tashmë kujtimet dhe përsiatjet na vinë jo shumë larg, por që duket gati si nga një periudhë tjetër historike: Kryesisht nisin qysh në fillim vitet ’90 dhe kujtesa për mënyrën sesi e ndërtuam për të disa-tën-herë nga fillimi shtetin tonë me po aq probleme e më shumë se më parë në dy sistemet e shkuara para dhe pas L2B. U besua për një frymë të re, për një Parti Demokratike që do të shndërronte veten, Monarkia e riformatuar, për hapësira te Partia Republikane dhe, te partiza të tjera që nisën të lindin si kërpudha, por fatkeqësisht ato i treguan shqiptarit se destini i disa popujve është i përcaktuar. Dhe, sado elemente mund t’i japësh karakterit metafizik të këtij destini apo sado fatalitete mund t’i mëveshësh, aq më shumë mbetet besnik i rrënjës së vet. Rasti ynë është i tillë.
Për fat, as në ëndrrat më të çartura të viteve ’80 nuk besohej se do të vinte koha që Kosova të kishte shtetin e vet ose Shqipëria të ishte një shoqëri, ku Ekonomia e Tregut dhe zgjedhjet pluraliste do ishin normë. Pak vite më vonë, në një formë tjetër, regjimi me emrin e bukur demokratik tregoi se devijimi qëndron thellë tek ne, jo te forma moderne e pushtetit që i rri ngushtë absurdit tonë. Padrejtësia është normalitet; i forti ka të drejtë të sfidojë dhe hapësirën urbane dhe të flasë për viktimat si të jenë zarzavatet tek Arturo Ui (përgjimet e fundit të bandave të Durrësit e provojnë këtë) dhe shpesh të mos i hyjë gjemb në këmbë; shumë hiça të katapultohen në milionerë e miliarderë falë afërsisë me pushtetin; politikanët të humbin sensin e realitetit. Kryeministri Rama me daljet e përditshme dhe luftën hibride ndaj informalitetit na ka treguar sesa keq është vendi nën drejtimin e strukturave të tij, ndërsa na e përshfaq hapur mungesën e njohjes për vendin deri në qelizë. Njësoj ndodhi e me gjasë do ndodhë gjatë të gjithë historisë sonë me mosnjohjen e vendit. Dhe, pas tre mandatesh, Rama flet për gjëra që Shqipëria duhet t’i kishte normë: Ujin e pijshëm, transportin publik, atë ndërqytetas, lejet e ndryshme, ndërtimet pa leje, plazhet publike, mosprekja e zonave të mbrojtura e një mal normalitetesh të tjera, të cilat as nuk duhet të përmendeshin më (!).
Kjo e ka bërë shqiptarin e sotëm krejt të heshtur dhe në vetmi absolute. Kjo e fundit një nga konceptet më të vështira dhe shumanëshe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Por mu në thelbin e saj, vetmia lidhet me përvoja subjektive, për të cilët psikologët dhe sociologët i japin atributet e izolimit, shkëputjes nga shoqëria dhe trishtimit. Dhe, vërtetë shqiptari i sotëm shpesh është i vetëm, ndihet edhe më i vetëm kur është i rrethuar nga masa e madhe e njerëzve, që bëjnë zhurmë si në dalldi; nga padëgjimi i qeverisë së vet që ende nuk i rregullohen nevojat bazike (Shqipëria e ka pellgun e saj ujëmbledhës 44 mijë km katrorë); nga ashpërsia e krimit që ka futur tentakulat deri në pushtet; nga administrata e vet e rangut të ulët dhe shërbimet e munguara; e në fund edhe nga vetë vetja. Komuniteti ynë është shurdhuar para absurdit social ku njerëzit ndjekin si të babëzitur showbizin dhe në vdekje në vend të të vdekurit merren me foto çiftesh!! Shqiptarit të sotëm nuk i mjaftojnë më dhe vetë kujtimet, sepse edhe ato të duken si një trashëgimi “e pavlerë” nëse nuk bëhen të klikueshme në këtë shoqëri dhe ndaj po ndodh që shpesh shqiptari vë në diskutim dhe vetë veten. Sot ne mbledhim përvojat e kësaj vetmie dhe përherë e më shumë eksperienca të trishta që po kthehen në trauma. Traumat sociale, trumat profesionale, ato të tjerat që vinë prej prekjes së dinjitetit janë sak ato që e ushqejnë këtë vetmi dhe janë e vetmja dritare, ku individi shqiptar del dhe shikon se fati i tij megjithatë nuk është i vetëm, ndahet edhe me eksperienca të njerëzve të tjerë, e megjithatë nuk ka ngushëllim teksa përjetohet sërish i vetëm. Dhe, janë trandjet që vinë në formën e fakteve të ndryshme të hidhura, ku rikthehet kujtesa e asaj që ndihet se: mungesa e shpresës në këtë vend është kthyer në normalitet. “Kujtesa, pra, jo thjesht si ringjallje e së kaluarës private të dikujt, por si një zhytje në të kaluarën e të tjerëve, që do të thotë: historia – në të cilën merr pjesë dhe është dëshmitar, ku je një pjesë dhe pranë saj”, shkruan Auster te “Vetmia…” e tij.
Shpikja e vetmisë në Shqipëri na shërben si një lloj historie e traumës së qytetarit, e lidhur me traumën e çdokujt tjetër dhe, surprizës së dëgjimit të plagës së një tjetri në këtë shoqëri, ku maten vetëm dështimet. Po përmes kujtimit dhe realitetit jemi të vetëm në këtë vetmi. Që e kemi. Që duhet ta shpikim. Të mbijetojmë. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Reagimet online pas vrasjes së gjyqtarit, sociologu: Të korrigjohet 7501, zvarritja e proceseve nxit vetëgjyqësi

Reagimet online pas vrasjes së gjyqtarit, sociologu: Të korrigjohet 7501, zvarritja e proceseve nxit vetëgjyqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In