• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpiket më në fund një muzikë që mund të vërë fëmijët në gjumë…!

by Java News
30/11/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngrini dorën nëse edhe ju keni një fëmijë të vogël në shtëpi që ju torturon deri në momentin që e zë gjumi. I ngrita edhe unë të dyja duart. Sikur të shikonit se si më kalojnë mbrëmjet, teksa e shkatërruar, me flokët e pakrehur dhe gati qaj me ulërimë, tregoj  edhe një herë nga fillimi një përrallë të mallkuar që nuk ka fund. Me shumë mundësi nuk jam e vetmja.

Mirëpo, sipas shkencëtarëve, fëmijët e vegjël duhet të flenë deri në 13 orë. Paçi fat mama! Kjo është pjesa më e vështirë. Unë personalisht ndiej një trysni shumë të madhe psikologjike kur nuk jam e aftë t’i bëj fëmijët e mi të vegjël të flenë kaq shumë. Si t’ia bëj? Le të thërrasim sërish shkencën.

Shkencëtarët tashmë prej vitesh kanë punuar me një projekt shumë të rëndësishëm për të na ndihmuar ne prindërve ta kemi më të thjeshtë për të vënë fëmijët në gjumë. Bëhet fjalë për një muzikë, e cila është studiuar edhe nga mjekët përkatës dhe supozohet të funksionojë si me magji. Kënga titullohet “Wirghtless” dhe, sipas ekspertëve, është shpëtimi  i prindërve.

A funksionoi? Së pari, kjo këngë ngjan njësoj me ato këngët shoqëruese që linin adoleshentët në gjimnazin tim kur thithnin bar. Së dyti, është kënga më e mërzitshme në botë dhe momenti i vetëm kur një fëmijë mund të relaksohet është kur e zë gjumi. Së treti, mua më vjen për të vjellë nga ajo këngë.

Kënga është rreth 8 minuta e gjatë dhe përdor edhe disa zhurma nga natyra për të qenë sa më pranë realitetit. Pasi u lodha pafund duke u kërkuar fëmijëve të mi ta dëgjojnë këtë këngë në qetësi dhe m’u desh shumë kohë të ulërija për këtë gjë, po, fëmijët i zuri gjumi.

Pra, çdo ditë, çdo javë del nga një teori e re e shkencëtarëve se si të vendosim fëmijët në gjumë dhe sërish fëmijët flenë vetëm atëherë kur atyre u flihet. Pasi ti nuk i  lejon 20 minuta që ata të flasin apo të lëvizin, sigurisht që do të vijë një moment që t’i zërë gjumi sepse nuk kanë nga të shkojnë. Më duhet ajo muzika e çuditshme për herë? Aspak!

Shkenca është e mrekullueshme, mos më keqkuptoni, por jo për të gjetur çelësin e gjumit të fëmijëve, sepse të gjithë janë të ndryshëm dhe nuk ka një formulë për këtë. /Blitz.al/

Next Post
Kreu i CIA-s paralajmëron Trump: Prishja e marëveshjes me Iranin do të ishte kulmi i marrëzisë

Kreu i CIA-s paralajmëron Trump: Prishja e marëveshjes me Iranin do të ishte kulmi i marrëzisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In