• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpiket bateria e re që do të mbajë të karikuar telefonin tuaj për 5 ditë

by Java News
13/01/2020 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga aspektet që telefonat inteligjentë nuk kanë evoluar asnjëherë gjatë gjithë këtyre viteve është autonomia: pasi telefonat celularë janë bërë të zgjuar, “jeta” e tyre e baterisë ka mbetur e kufizuar në rreth një ditë, pavarësisht nga shumë hulumtime shkencore që janë përpjekur të ndryshojnë situatën.

Studimi i fundit në këtë drejtim vjen nga Universiteti Monash, në Australi dhe synon të përdorë një lloj të ri të akumulatorit litium-squfur për t’i dhënë telefonave një autonomi prej pesë ditësh.

Nuk është hera e parë që kemi dëgjuar për këtë lloj baterie. Për më tepër, studiuesit në të gjithë botën janë të angazhuar të eksperimentojnë me çdo lloj kombinimi të besueshëm për të provuar të gjejnë sisteme më efikase për ruajtjen e energjisë, por ato litium-squfur kanë treguar veten të jenë veçanërisht premtuese pikërisht për shkak të aftësisë së tyre për të ruajtur ngarkesat në një hapësirë të vogël.

Problemi i hasur deri më tani në përdorimin e këtyre baterive ishte për shkak të shkallës së tyre të ulët të ripërdorimit: në disa cikle të karikimit dhe shkarkimit, përbërësit themelorë të këtyre baterive përkeqësohen aq shumë sa që nuk mund të garantojnë më kalimin e elektroneve që është thelbësore për furnizimin me energji në pajisjet e lidhura dhe për marrjen e tyre nga rrjeti i energjisë elektrike.

Studiuesit australianë kanë arritur të kapërcejnë këtë pengesë duke zhvilluar një lloj të ri trajtimi për materialin që mban grimcat e squfurit të lidhura në akumulatorët, me qëllimin për t’u lënë atyre më shumë hapësirë në dispozicion gjatë fazës së karikimit.

Zgjidhja ka krijuar një akumulues të aftë të durojë mbi 200 cikle ngarkese, ndërsa ruan një efikasitet të paparë, më të madh se 99 përqind, dhe mund të aplikohet jo vetëm për çdo bateri smartphone, por edhe për akumulatorët që lëvizin makina elektrike.

Dendësia e energjisë që bateritë litium-squfur janë në gjendje të mbështesin do të lejojë që një telefon i zakonshëm të mbetet aktiv për rreth 5 ditë dhe një makinë elektrike të udhëtojë më shumë se 1000 kilometra me lehtësi, por jo vetëm.

Sipas studiuesve ky lloji i baterisë, pasi të përsoset, gjithashtu do të jetë më i lirë dhe më ekologjik për t’u prodhuar sesa bateritë aktuale të litium-jonit.

Next Post
Rama zbulon tre objektivat kryesore për reformimin e Policisë së Shtetit, ja çfarë synon

Rama zbulon tre objektivat kryesore për reformimin e Policisë së Shtetit, ja çfarë synon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In