• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpifja/ Qeveria tërheq draftin: Kishte hapësira për keqinterpretim

by A R
12/11/2015 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas debateve të shumta që nisën që në ditën e djeshme në lidhje me kriminalizimin e shpifjes, Qeveria ka vendosur që të tërheqë projekligjin e saj për të riformuluar edhe njëherë nenet e saj, në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj paqartësie. Gjithçka ka nisur me ndjesën publike që ka bërë Kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook ku ka shkruar:

“Edhe neni përkates duhet të reflektoje këtë qëllim që e kam shprehur publikisht me kohë. Ndjesë që ka hapur shteg për një keqkuptim të madh!”-  shkruante kryeministri, pas një postimi të disa minutave më para në Twitter, ku saktësonte se kriminalizimi shpifjes kishte të bënte vetëm me politikanët dhe jo me median.

Më pas, përmes Transparenca.al qeveria ka dhënë lajmin se do të rifomulojë ligjin. Njëkohësisht i është përgjigjur dhe akuzave të bëra nga PD në lidhje me draftin në fjalë.

Më poshtë postimi i plotë i Transparenca. al:

 “Në të kundërt nga ajo çfarë pretendon Partia Demokratike, ashtu edhe siç Kryeministri ka pohuar, është kërkuar vetëm kriminalizimi me ligj i shpifjes për shkak të detyrës, për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik. Duke qenë se formulimi i projektligjit linte mesa duket hapësirë për të keqinterpretuar dhe përfshirë edhe median në objektin e vet, projektligji është tërhequr për t’u riformuluar në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj paqartësie.
Arsyen dhe objektin e kërkesës për të kriminalizuar shpifjen për shkak të detyrës të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, ose partive politike parlamentare, Kryeministri Rama e ka shprehur qartësisht në fjalën e tij në seancën parlamentare të datës 12 shkurt 2015.

Më poshtë, mund të lexoni transkriptin e kësaj fjale: “Ne do të kërkojmë kriminalizimin një orë e më parë me ligj të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik.”- thuhet në reagimin e qeverisë.

Next Post

Abramovich dëshiron Ronaldon, i gatshëm të paguajë 100 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In