• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpifja për Stadiumin dhe avokatët që kanë frikë Saliun

by Carlo Bollino
24/04/2016 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Përsëri Berisha përdor shpifjen si një mjet të luftës politike. E ka mësuar këtë nga Enver Hoxha, që e pat mësuar nga Stalini: për të zhdukur kundërshtarët, shpif mbi ta çdo lloj gjëje. Një metodë e shpikur në kohën e romakëve antikë dhe e përvetësuar pastaj nga të gjithë diktatorët. Edhe italiani Benito Mussolini përsëriste një frazë të vjetër e përvetësuar edhe nga Lenini: “Shpifni, shpifni se diçka do të mbetet”.

Nuk po rri të numëroj të gjithë listën e shpifjeve që Sali Berisha, duke trasheguar në shek. e XXI kulturën e diktatorëve të shek. XX, ka lëshuar ndaj të gjithë shqiptarëve: politikanë, mjekë, avokatë, nëna, baballarë, vëllezër, motra që shpesh janë qytetarë të thjeshtë, larg nga politika, por “fajtorë” se kanë biografi të gabuar. Po merrem me historinë time personale dhe me shpifjet që prej 25 vitesh doktori, i cili ndoshta dinte të mjekonte zemrën, por jo të vërtetën, lëshon kundër meje. Më e freskëta, është e pasdites së sotme: Sipas delirit të tij më të fundit, unë paskam gjetur arkitektin Italian që duhet të ndërtojë stadiumin e ri Qemal Stafa, ‘’bashkë me Olsi Ramën”. Shpifje 100%. Nuk di asgjë nga projekti, nuk njoh Olsi Ramën, nuk njoh arkitektin italian, nuk njoh firmën që do ta ndërtojë. Por kjo Berishës nuk i duhet: Duke besuar se Italia është e madhe sa fshati ku ka lindur ai, është e mjaftueshme që arkitekti të jetë italian dhe unë gjithashtu për t’u bërë kështu menjëherë miq, e sigurisht edhe bashkëpunues. Unë nuk besoj as edhe një fjalë të akuzave të tij mbi stadiumin edhe duke mos e njohur fare atë projekt; më mjafton të konstatoj se gënjen ndaj meje në mënyrë kaq flagrante, për të kuptuar se gënjen për gjithçka.

Ka një gjë që Berisha nuk e ka kuptuar ende mes shumë gjërave që nuk di: Politika e tij e shpifjes pa baza, është një boomerang jo vetëm për figurën e tij personale, por edhe për besueshmërinë e të gjithë Partisë Demokratike e cila për fat të keq vazhdon t’ia besojë atij fatin e vet politik. Sepse, edhe nëse një ditë Berisha do të ketë të drejtë për një gjë, dhe me të vërtetë do të zbulonte provën e korrupsionit të armikut të tij më të betuar, askush nuk do t’i besonte, pasi e ka tretur ditë pas dite për vite me radhë të vërtetën në një det me gënjeshtra. Eshtë ajo shprehja e famshme “Ujku, ujku!” e bariut që tallej me gjithë fshatin duke hedhur alarme false dhe kur me të vërtetë një natë ujku mbërriti, askush nuk i besoi dhe i qetë hëngri të gjithë tufën e deleve.

Berisha gënjen për kulturë politike, sepse kjo e shpifjeve komuniste është kultura politike në të cilën është rritur. Por është e pabesueshme të shohësh politikanë të rinj dhe gazetarë që rriten nën mitin e tij.  Dhe e imitojnë në mënyrë të verbërt, edhe ata që komunizmin nuk e kanë njohur kurrë. Në këtë mënyrë, dëmi që Berisha i bën vendit, është shumë herë më i madh se ai që i bën vetes dhe partisë së tij. Berisha sforcohet t’i edukojë shqiptarët me kulturën e gënjeshtrës, duke u bërë për shumë vetë një model për t’u imituar. Thirrja e tij për t’u armatosur dhe vendosja e tij në shënjestër të objektivave të vazhdueshem që vesh me faje që nuk kanë, rrezikon të kthehet në një përzierje e rrezikshme dhe kriminale për të cilat duhet të marrë përgjegjësi, jo vetëm politike, por në këtë pikë edhe gjyqësore.

Forca e kërcënimeve të Berishës është shumë më e fortë nga sa qeveria dhe parlamenti imagjinojnë: pas editorialit tim të tre muajve më parë, kur më kishte veshur plot shpifje fitoren e një tenderi, jam akoma në kërkim të një avokati që të pranojë të padis Berishën për shpifje. Përgjigja e avokatëve që kam takuar deri tani është e njëjta: Kemi frikë nga sulmet dhe hakmarrja e tij. Kjo është Demokracia?

carlobollino@hotmail.com 

Next Post

Seksi nuk është i përjetshëm, ja se kur bie dëshira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In