• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpëtuan vrasësit/ 8 gjyqtarët e 21 Janarit sot janë jashtë sistemit të drejtësisë, i dogji Vettingu

by Java News
21/01/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Treshja e gjyqtarëve Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri, në shtator të vitit 2013, dënuan me vetëm vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen Faik Myrtajt si dhe me 3 vjet burg Agim Llupon i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ata i shpallën ‘vrasje pa dashje’ ekzekutimin e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo në protestën e 21 Janarit 2011. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Vrasje e dy protestuesve të tjerë Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Gjithashtu pa autor mbetën edhe plagosjet me armë zjarri të gjashtë protestuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarë. Në prill të 2016, tre vjet më vonë, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit. Vendimmarrja është e paprecedentë pasi gjyqtarët pranuan provat e prokurorisë për autorët e vrasjeve, por i konsideruan vrasje nga pakujdesia, me logjikën se vrasësit nuk i njihnin viktimat e tyre. Sipas kësaj logjike, edhe terroristët që hedhin vende publik në erë, të cilët sigurisht nuk mund t’i njohin viktimat që janë vizitorë apo kalimtarë të rastit, vrasin nga pakujdesia. Por, në vendet demokratike personat që hapin zjarr nga një apo shumë njerëzve, pavarësisht nëse i njohin apo jo, dënohen si vrarës apo terroristë.

Por çfarë ka ndodhur me tetë gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e 21 Janarit?

Si u përballën ata me Vetingut?

Cili është sot fati i tyre?

-Treshja e Apelit që i konsideroi vrasjet si vrasje pa dashje

1.            Agim Bendo, dha dorëheqjen nga drejtësia si dhe u ‘sëmur’ para se të përballej me Vetingun.

2.            Ervin Metalla, i shkarkuar në të dy shkallët e Vetingut për fshehje pasurie dhe përfitim të padrejtë të një kredie të butë.

3.            Evjeni Sinojmeri, e larguar me leje dyvjeçare nga drejtësia, në proces verifikimi nga Komisioni i Vetingut.

-Pesëshja e Gjykatës së Lartë që vulosi vendimin e treshes së apelit

1.            Edmond Islamaj, i shkarkuar me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e Vetingut, për probleme me pasurinë.

2.            Artan Zeneli, i shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut, për probleme me pasurinë.

3.            Shkëlzen Selimi, i shkarkuar detyra për kontakte të papërshtatshme me krimin.

4.            Aleksandër Muskaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej siç bëri Ardian Dvorani.

5.            Guxim Zenelaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Shkodër, furgoni i pasagjerëve shkrumbohet në flakë

Shkodër, furgoni i pasagjerëve shkrumbohet në flakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In