• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpëtuan nga bombardimet/ Qytetarët ukrainas në Shqipëri të shtangur: Kam lënë prindërit, dua të kthehem të luftoj

by Java News
24/02/2022 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raketat e hedhura nga Rusia mbi Ukrainën në orët e para të mëngjesit shënuan nisjen e luftës. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin e Kievit, në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës, duke zgjuar të alarmuar qytetarët të cilët kanë filluar të largohen masivisht për shkak të frikës nga lufta.

Si mijëra qytetarë sot, 5 vite më parë, Iryna Odyntsova zgjodhi të braktisë vendlindjen e saj Donteskun për shkak të luftës, duke ardhur në Shqipëri për një jetë më të qetë. Në një intervistë për gazetaren e abcnews.al Beklie Koltraka ajo rrëfen kujtimet e tmerrshme që ka përjetuar në vendlindjen e saj, sot nën pushtimin e Vladimir Putin, që kur njohu pavarësisë e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

“Jam nga Dontesku. Kam jetuar atje para luftës, por kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. Kjo situatë është shumë e vështirë. E kam të vështirë të flas në këto momente! Jeta ime është atje”, tha ajo për abcnews.al.

Vendimin e Putin për të njohur rajonet e Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura, Odyntsova thotë se nuk e ka përjetuar mirë. “Jo!  Donetsk është Ukrainë”, thotë ajo duke e kundërshtuar me forcë.

5 vite më parë u largua nga Donetsku e tmerruar nga bombardimet e forcave ruse. Ndonëse ka filluar jetën e saj nga e para në Durrës ku punon në një pastiçeri, megjithatë Odyntsova  kokën dhe zemrën e ka në Ukrainë. Ajo thotë se atje ka prindërit të cilët e kishin të vështirë të braktisnin shtëpinë.

“Lufta më detyroi të largohem! U bombarduam! Luftë për 8 vjet! Ika nga lufta! Ato vite ishin shumë të frikshme! Të bombarduar gjithë natën! Prindërit e kanë të vështirë të largohen nga shtëpitë e tyre, por u larguan”, shtoi ajo.

Dhimbjen që po ndien sot gjithë bota, ajo tregon se e ka përjetuar për ditë e netë me radhë në Dontesk. Mesazhi i vetëm që mundi të japë nga Shqipëria për bashkëkombasit e saj që po bëjnë luftë për mbijetesë në Ukrainë është ky: Ju uroj një qiell të qetë mbi kokën tuaj!  Natën e mirë dhe ditën e mirë!  Uroj që i gjithë ky tmerr të ndalet menjëherë!  Jeta e njeriut është e çmuar”.

Kostantin Mahalov një tjetër qytetar ukrainas, që prej disa vitesh jeton në Durrës, është tronditur nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, pasi atje ka të afërmit e tij dhe miqtë. Për të shpëtuar të afërmit e tij nga ky tmerr ai shpreh dëshirën për të shkuar në Ukrainë ndonëse një numër i njerëzisht janë parë nëpër rrugët e Ukrainës për të gjetur një strehë që t’u mbrojë kokën.

“Më falni, nuk dua të flas, shumë e vështirë situata, jam në Shqipëri tani, por dua të shkoj në Ukrainë”, tha ai për abcnews.al duke mos shpjeguar asgjë më shumë.

Rusia nisi në orët e para të mëngjesit pushtimin e Ukrainës me sulme simultante që vinin nga jugu, lindja dhe veriu, nga toka dhe nga ajri. Raketa dhe bomba ranë nga qielli. Shpërthimet vijojnë të dëgjohen në të gjithë vendin nga të gjitha anët. Lufta sipas një zyrtari të mbrojtjes në SHBA është në fazën fillestare.  Më shumë se 4 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar deri më tani përtej kufirit nga Ukraina në Moldavi. Largime të tjera masive priten në vijim të kësaj lufte. Qeveria shqiptare ka ndezur dritën jeshile për nevojat e shprehura nga ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Ky i fundit deklaroi se pas sulmit nga Rusia, ndaj autoriteteve shqiptare ka pasur një apel për ndihmë nga qeveria ukrainase, kryesisht me karburant./m.j

Next Post
Sulmi ndaj Ukrainës, paralajmërim i zyrtarit amerikan: Është vetëm fillimi. Rusia po përgatitet për një pushtim të plotë

Sulmi ndaj Ukrainës, paralajmërim i zyrtarit amerikan: Është vetëm fillimi. Rusia po përgatitet për një pushtim të plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In