• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpëtuam elitën e Afganistanit”/ Me ndihmën e ‘Vital Voices’ 1 mijë afganë u strehuan në Shqipëri

by
05/11/2021 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri që prej 27 Gushtit e deri më sot janë strehuar 2300 qytetarë afganë. 1000 prej tyre u nxorën nga Afganistani me ndihmën e organizatës Vital Voices (Zërat Vital) që mbështetet nga ish zonja e parë Hillary Klinton.

Alyse Nelson presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e kësaj organizate thotë për Top Channel se  ndodhet në Tiranë, për tu takuar e biseduar me afganët e strehuar në vendin tonë.

Alyse Nelson: Jam e lumtur të jem këtu e ta shikoj nga afër bujarinë e popullit shqiptarë, qeverisë tuaj për të pranuar kaq shumë udhëheqës,  bashkë me familjet e tyre,  nga fusha të ndryshme në Afganistan. Vital Voices u bashkua në një koalicion me universitetin George Town, gratë udhëheqëse afgane, në identifikimin e atyre që ishin në rrezik. Për ta ishte traumatike të linin Afganistanin dhe ne jemi duke i ndihmuar. Qeveria juaj është treguar fantastike,  me ndihën shëndetësore, edukimin dhe me gjithçka ata kanë nevojë. Këta njerëz janë ajka e shoqërisë afgane. Ne i quajmë udhëheqës të Afganistanit.

Presidentja e Vital Voices na tregon se cila do të jetë e ardhmja për afganët në Shqipëri.

Alyse Nelson: Shumë prej tyre shpresojnë një ditë të kthehen në Afganistan. Ne nuk duam që rrjedhja e trurit në atë vend të thellohet. Për sa i përket strehimit afat gjatë të tyre po shikojmë për ti dërguar në USA pasi atje kanë të afërm. Po punojmë edhe me qeverinë e Kanadasë. Ka edhe nga ata që duan të qëndrojnë në Shqipëri. Është tërësisht në dorën e tyre ku duan të shkojnë.

Alyse Nelson flet edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme të Hillari Klinton në misionin e shpëtimit të afganëve

Alyse Nelson: Hillari në këtë ka një përfshirje të thellë me udhëheqëset  gra të Afganistanit. Ka qenë atje e takuar me to. Nëse ajo tani do ishte ulur përballë jush do ju thoshte se këto gra nuk janë viktima. Janë udhëheqëse. Ajo që ato duan është solidaritet. Hillari është inspirimi ynë pasi është një lidere e cila i bën gjërat pa zhurmë, nuk kërkon lavdi, nuk kërkon mbulim mediatik. Në këtë rast gjëja e duhur ishte evakuimi atyre që ndihmuan qeverinë amerikane. Hillari Klinton ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse e këtyre përpjekjeve.

/b.h

Next Post
”Çdo natë na pret një taksi”, emigrantët ngrenë çadrat 300 m larg kufirit me Shqipërinë

”Çdo natë na pret një taksi”, emigrantët ngrenë çadrat 300 m larg kufirit me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë: Është besnike dhe…

Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë: Është besnike dhe…

September 3, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet

September 3, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës”- Bardhi akuza qeverisë për bllokimin e rrjeteve sociale të protestës: S’e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve

September 3, 2026
Më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, mbi 2 mijë persona në stërvitjen e mbrojtjes civile në Finlandë! Frikë nga lufta dhe katastrofat

Më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, mbi 2 mijë persona në stërvitjen e mbrojtjes civile në Finlandë! Frikë nga lufta dhe katastrofat

September 3, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

Hyn në fuqi vendimi, nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt!

September 3, 2026
“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

September 3, 2026
Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

September 3, 2026
“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

September 3, 2026
“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

September 3, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç reagon për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK më 12 shtator: Jam i shqetësuar, do flas edhe në Asamblenë e OKB-së

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com