• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpëton koalicioni në Gjermani, Merkel arrin marrëveshje me ministrin kritik për emigracionin

by Java News
03/07/2018 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer bën prapakthehu dhe tërhiqet nga dorëheqja, vetëm pas orësh të tëra bisedimesh për të shmangur krizën me Kancelaren Angela Merkel

Ai tha dy partitë konservatore në koalicionin qeverisës kanë rënë dakord tashmë mbi mënyrën e parandalimit të emigracionit të paligjshëm përgjatë kufirit me Austrinë.

Më herët, ai kishte kërcënuar me dorëheqje nga posti i rëndësishëm në kabinet, por tashmë thekson se kontrollet më të ashpra kufitare janë rakorduar. Edhe Merkel ka deklaruar pas bisedimeve se një zgjidhje kompromisi është gjetur.

Seehofer udhëheq Unionin Kristian-Social (CSU), partinë simotër bavareze të kristian-demokratëve (CDU) të Merkelit.

“Pas diskutimeve intensive mes CDU-së dhe CSU-së kemi arritur një marrëveshje mbi mënyrën sesi mund të ndalim në të ardhmen emigracionin e paligjshëm në kufirin mes Gjermanisë dhe Austrisë”, tha Seehofer për reporterët, teksa po largohej nga selia e CDU-së në Berlin.

Seehofer kërkoi të drejtën për të kthyer mbrapsht emigrantët e paligjshëm në kufijtë e Bavarisë, por Merkel mbroi edhe njëherë marrëveshjen e arritur në samitin e Bashkimit Europian.

Ata kanë rënë dakord tashmë një plan për të ashtuquajturat qendra tranziti, prej të cilave njerëzit që kanë kërkuar azil në vende të ndryshme të BE-së mund të dërgohen në pikën e tyre të hyrjes, gjithnjë nëse shtetet e tjera do ta pranojnë këtë.

Por çfarë ndodhi mes dy partive të koalicionit? Zyrtarë të lartë të CSU-së shprehën dëshirën e tyre për të qëndruar në bashkëqeverisje me CDU-në e Merkelit. Kancelarja mori mbështetjen nga të dyja partitë në një takim parlamentar të së hënës, aty ku Seehofer mungoi./a.ç

Next Post
Brukseli i kënaqur me formatin e dialogut Kosovë-Serbi

Brukseli i kënaqur me formatin e dialogut Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In