• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpëtojeni policin dëshmitar!

by Mero Baze
05/05/2018 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Një polic i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ka qenë në konflikt me bandën e Habilajve në Vlorë, tanimë i ka të gjitha shanset të mos bëjë më komente politike, por të vijë të dëshmojë në Prokurori, së bashku me Saimir Tahirin, i cili është qytetar i lirë, pa imunitet.

Në një kohë që ndaj këtij policit ka një çështje penale ende të pagjykuar dhe ai ka kërkuar strehim politik, autori që ai akuzoi se ja ka shpikur këtë çështje, nuk është më në politikë. Po ashtu, Prokuroria po mbivlerëson çdo akuzë apo fakt ndaj Tahirit, që ta gjejë diku fajtor, ndaj dhe klima e presionit ndaj tij është më e madhe se ndaj çdokujt personi nën hetim në Shqipëri në këto momente.

Edhe pse është e padrejtë, pasi është një presion politik, është e vërtetë që ndaj Saimir Tahirit ka më shumë presion për të gjetur fakte, se ndaj këtij policit të ikur në Zvicër.

Tani opozita që e ka kthyer këtë polic në yll të analizave politike konspirative, është mirë ta përdorë si polic dhe dëshmitar, dhe jo si analist politik, se për atë punë kemi Berishën. Ta sjellë në Shqipëri dhe ta çojë para drejtësisë për të dëshmuar si kundër Tahirit, ashtu dhe pro vetes, nëse ka fakte që mund të mbrohet nga akuzat.

E them këtë jo se i duhet kujt dëshmia e një të akuzuari ordiner, por për të ruajtur sadopak integritetin e kauzave të veta, pasi nga sa po thotë tani e tutje, ai është duke rrëzuar dhe ato që ka thënë.

E dëgjova sot në një intervistë në shtyp, dhe në vend të flasë për ndonjë fakt apo provë, flet se çka ndodhur këto gjashtë muaj në Shqipëri mes Tahirit e Ramës, flet për presione, konspiracione, bile dhe për lëvizje gjeopolitike. Të gjitha këto i thotë me kopmetencën që i shpik gjërat dhe Sali Berisha. Nëse ky polici dhe “faktet” për Tahirin i ka pasur me kaq kompetencë sa këto shpikjet se çfarë ka bërë Tahiri dhe Rama këto gjashtë muaj, si janë takuar nëpër spitale e ku kanë dhënë garanci për njëri- tjetrin, atëhere marrja me të është një turp më vete. Dhe opozita duhet të vihet nën presion që i fsheh drejtësisë një kriminel, ose që keqpërdor një delirant dhe mitoman.

Delirimi si hero, edhe pse është ditë dëshmorësh, është jo produktive për një ish- polic nën akuzë për trafik. Ai është një ish- polic që vlen nëse na thotë çka ndodhur kur ka qenë polic, se çfarë ka ndodhur këto gjashtë muaj në Tiranë, ndërkohë që ai fshihet në Zvicër, atë e dimë ne që jemi këtu, jo ai.

Meqë ai dhe ish- shefi i tij janë të dy nën hetim dhe të dy të barabartë para ligjit si qytetarë, është mirë që PD ta shpëtojë këtë policin nga deliri i udhëheqësit të madh dhe të paktën t’i mbrojë integritetin si dëshmitar dhe ta sjellë para një drejtësie që është më e motivuar kundër Saimir Tahirit, se kundër tij. Moment më të mirë se për të dëmtuar Tahirin se ky tani, nuk ka. Më vonë kam frikë se koha mund t’i japë më shumë të drejtë Tahirit dhe ky polici do ta shtyjë gjithë jetën me asistencë në Zvicër, duke u kthyer nga dëshmitar, në dështimtar.

Next Post
Reali pret dhuratat e “Champions-2017”, Rolex dhe premio

Reali pret dhuratat e "Champions-2017", Rolex dhe premio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In