• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i shpëtoi Llalla vetting-ut? Ja kush e thotë fjalën e fundit për fatin e tij

by Java News
16/02/2018 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pushimin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk i jep fund Vetingut për Adriatik Llallën. Për të sqaruar situatën e krijuar, Report Tv kontaktoi me zv. Komisioneren Publike Aldona Sylaj, e cila deklaroi se fjalën e fundit do ta thotë Kolegji i Ankimimit.

“Vendimi ankimohet kur kërkon subjekti ose komisioneri publik. Komisioneri në detyrë merr indicje nga interesi publik dhe Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar. Për rastin e Adriatik Llallës presim rekomandimin e OMN. Nëse sjell rekomandim OMN komisioneri duhet të përgjigjet. Fjalën e fundit e thotë Kolegji i Ankimimit” tha Aldona Sylaj për Report Tv.

Report Tv mësoi sot se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi është marrë një javë pasi Llalla u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe për rrjedhojë u largua nga sistemi i drejtësisë, një manovër kjo për të mos iu nënshtruar filtrave të Vettingut.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është akuzuar ashpër nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, se nuk hetoi asnjë zyrtar të lartë për korrupsion. Po për akuzën e korrupsionit, Adriatik Llallës i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë më parë ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Tillerson i cili u shpreh se ish-kryeprokurorit të Shqipërisë i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak se është i implikuar në afera korruptive.

 

Next Post
Policët do të identifikojnë kriminelët në pak sekonda, del pajisja e re që ndihmon për këtë

Policët do të identifikojnë kriminelët në pak sekonda, del pajisja e re që ndihmon për këtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com