• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpëtohet nga ushtria siriane, piloti rus është gjallë

by A R
25/11/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Piloti rus, i zhdukur pas rrëzimit të avionit të tij nga forcat ajrore turke, është shpëtuar nga ushtria siriane, deklaroi ambasadori rus në Francë.

Aleksandr Orlov i tha radios “Europe 1” se, piloti tashmë është dërguar në një bazë ruse, pohime që janë konfirmuar edhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Moskë.

Sa për pilotin e dytë, zyrtarët rusë përsëriten variantin e mëhershëm se është vrarë gjatë rënies në tokë me parashutë, ndërsa sqaruan se gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, të ndërmarrë për të dy pilotët, ka gjetur vdekjen dhe një ushtar i marinës ruse.

Shefi i NATO-s, ndërkohë, edhe pse i qëndroi në krah Turqisë anëtare të aleancës atlantiko-veriore, bëri sërish thirrje për qetësi. I mbështesim pretendimet turke, ishte deklarata e Jens Stoltenberg, megjithatë diplomacia dhe çtensionimi i situatës, – shtoi ai, – janë të një rëndësie kyçe për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Mbështetja e Moskës për aleatin e saj Bashar al-Assad dhe thirrjet e Ankarasë për rrëzimin e tij kanë bërë që Rusia dhe Turqia ta gjejnë veten në kahet e kundërta të konfliktit sirian, e herët apo vonë, një përplasje mes tyre dukej e destinuar të ndodhte.

/ Top Channel

Next Post

Selfie i gjyshit tim në vitin 1935

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com