• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpëtohen dy efektivët e policisë që mbeten të bllokuar në kanionet e Progonatit(VIDEO)

by Java News
12/05/2017 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpëtohen dy efektivët e policisë të bllokuar që prej mbrejmes së djeshmë në kanionet e Progonatit.

Dy efektivët e komisariatit të Tepelenës, që mbetët të bllokuar në një terren të vështirë, janë shpëtuar nga pas ndërhyrjes së policisë dhe me ndihmën e një bariu të zonës. Mësohet se edhe alpinistët e RENEAS u kanë shkuar në ndihmë gjatë natës, por u larguan për shkak të errësirës. Në ndihmë të efektivëve shkoi edhe një helikopter, por e pati të pamundur të ulej për shkak të terrenit të vështirë

Shefi i rendit të Tepelenës, Roland Zhapa dhe inspektori i zones, Fejzo Meçe mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshmë në një terren të vështirë.

Dy efektivët po kryenin një kontroll të territorit pas informacioneve për kultivim të kanabisit, por mbetën të bllokuar deri sot në mesditë, pasi u futen në një terren tepër të vështirë.

Ngjarja

Me të marrë njoftimin për bllokimin e efektivëve janë marrë masa nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë, por për shkak të terrenit të vështirë nuk ishte e mundur tu vihej në ndihmë me punonjësit e policisë.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë.

Alpinistët e RENEA-s janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje në mbrëmje, por për shkak të errësirës janë tërhequr pa mundur t’ju shkojnë në ndihmë.

Mëngjesin e sotëm, kanë vijuar përpjekjet me alpinistët e RENEA-s për të shkuar në ndihmë të dy punonjësve të Policisë, por përsëri ka qenë e pamundur për shkak të terrenit

Ne drejtim të tyre është nisur helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e ka të pamundur kryerjen e operacionit të shpëtimit.

Të dy punonjësit e Policisë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Brendshme, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me strukturat drejtuese të Policisë Vendore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 12.25 punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin,  pasi nga ajri helikopteri për shkak të erës së fortë  nuk është futur dot.

Punonjësit e Policisë tashmë kanë dalë nga zona me rrezik  duke vijuar lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre, ku paraprakisht të dy  janë mirë./javanews.al/a.ç

Next Post
Këngëtari i njohur firmos kontratën 200 milionë dollarëshe

Këngëtari i njohur firmos kontratën 200 milionë dollarëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In