Me një formacion tërësisht të ndryshuar, Real Madrid arriti një fitore minimale në fushën e Real Sociedad. Autor i golit ishte i zakonshmi në mungesën e Ronaldos e Benzemasë, Gareth Bale.
Uellsiani shënoi në minutën e 80-të, duke e ngjitur përkohësisht në krye skuadrën madrilene, në pritje të ndeshjeve të Atleticos e Barcelonës.
Trajneri Zinedine Zidane nuk kishte në dispozicion Ronaldo e Benzema, të dëmtuar, në dyshim edhe për ndeshjen e kthimit në Champions League, kundër Manchester City, të mërkurën e ardhshme. Veç dy mungesave të detyrueshme, Zidane la pushim Kroos, Modric, Marcelo, Pepe, Carbajal e të tjerë.
D. Ikonomi