• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpëtimi i Alvinit/ Lleshaj: Do hapim kanale për të bërë riatdhesimin e fëmijëve të tjerë

by Java News
07/11/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej një jave, ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, gjendet në Liban, në një operacion të vështirë të autoriteteve italiane, libanese dhe Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane dhe Kryqit të Kuq ndëkombëtar, të panjohur më parë për forcat tona policore, që mes emocioneve të mëdha dhe frikës  se jeta e një vogëlushi mund të cenohej, çoi në shpëtimin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar, që tashmë pas 5 vitesh, është jashtë kampit-burg Al-Hol në Siri.

Pas ditëve të tëra ankthi, sot u konfirmua zyrtarisht lajmi i shumëpritur për shumë shqiptarë: Alvini është në zonë të sigurt. Autoritetet shqiptare e lanë atë në ambasadën italiane ne Beirut, dhe shumë shpejt pritet që vogëlushi të jetë pranë babait dhe motrave të tij në Itali.

Në një rrëfim për Report Tv, ministri i Brendshëm Sandër Lelshaj, i cili prej një jave ndodhet në Liban, së bashku me shefin e njësisë Anti-terror dha detajet e operacionit të shpëtimit, ku teksa falenderoi të gjitha autoritetet e përfshira, vuri theksin në faktin që nuk pati rrjedhje informacioni që mund të kishte rrezikuar jetën e Alvinit.

“Mund të them se gjithkush duhet të ndihet i qetë, pasi Alvini shpëtoi”, tha ministri në këto fjalë që shumëkush i ka pritur.

Një lajm i gëzuar, i ardhur mes një operacioni mjaft të vështirë shpëtimi…Rol të veçantë veç autoriteteve italiane, e shqiptare që u vunë menjeherë në lëvizje dhe bashkëpunim pas takimit  të kryeministave Edi Rama dhe Giuseppe Conte në Itali, ka luajtur edhe Kryqi i Kuq që ka bërë dorëzimin e Alvinit në zonë të sigurtë.

“Bëhet fjalë për një operacion i rrallë, i vështirë, i panjohur për forcat tona të pamësuara. Ka qenë iniciativa e kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë, që gjatë takimit të tyre morën përsipër që të përfshiheshin së bashku të dy forcat. Një ekip i policisë shqiptare ka një javë që është në Liban. Ka bashkëpunuar ngushtë edhe Kryqi i Kuq, që në bazë të kërkesës së autoriteteve shqiptare kanë negociuar me autoritetet e kampit. Ne sot patëm mundësinë për ta pritur djalin në zonën e ndërmjetme, për të përcjellë lajmin e shumëpritur për shumë shqiptarë. Ka qenë një operacion i vështirë shqiptar, italian, libanez, nga Kryqi i Kuq që kanë koordinuar gjithçka në mënyrë perfekte duke bërë të mundur që djali të transferohet pa asnjë rrezikim të jetës së tij. Një operacion që nuk pati rrjedhje informacioni. Sot u bë e mundur që Alvin Berisha të jetë i lirë pas disa vitesh në ferr të vërtetë. Ajo që mund të konfirmojmë është që djali është dorëzuar nga trupa e policisë shqiptare në ambasadën italiane në Beirut. Pritet që në kohën më të shpejtë të mundshme të udhëtojë drejt Italisë, por nuk është ende koha për të dhënë detaje të tjera”, tha ministri Lleshaj, në një lidhje telefonike për Report Tv, nga Libani.

Por me shpëtimin e Alvinit, ka shumë mundësi të buzëqeshin edhe shumë fëmijë të tjerë shqiptarë të cilët në rrethana që ata nuk i kanë zgjedhur, disa prej tyre të rrëmbyer nga prindërit që i janë bashkuar ISIS, ndodhen në kampin ferr, të konsideruar burgun që kanë në pushtetin e tyre kurdët. Nuk premtoi shumë. Por ministri tha se është jo vetëm angazhim i qeverisë shqiptare, por edhe i tiji personal, që të krijojë rrugët e duhura për të nxjerrë fëmijët shqiptarë nga kampi.

“Në kampin për të cilin ne flasim janë rreth 70 mijë shtetas të vendeve të ndryshme, burra gra fëmijë, dhe nuk është një kamp pushimi, por një kamp me status burgu, se kanë pjesëtarë të ISIS, është krejtësisht e vështirë të marrësh dikë prej tyre.  Sa i përket fëmijëve, ata janë jashtë çdo dyshimi për përfshirje në vepra terroriste. Ne do të hapim kanale për të bërë riatdhesimin e tyre. Prej një jave jam në Liban dhe po ndërtojmë rrugë me partnerë që mund të na ndihmojnë për të mundësuar riatdhesimin e fëmijëve jetim shqiptarë. Kam pasur biseda të rëndësishme me autoritetet që më japin besim dhe më inkurajojnë ta vazhdojmë këtë. Situata në terren është mjaft e ngatërruar, për vetë ndryshimet e shpejta që u bënë në aspektin gjeopolitik në atë rajon, është e vështirë të gjenden partnerët e duhur, edhe e vështirë të garantohet siguria e veprimeve”, u shpreh ministri i Brendshëm në këtë telefonatë ekskluzive për Report Tv.

g.kosovari

Next Post
Përdorimi i kripto monedhave, Rama: Rrugë e re mundësish për zhvillimin e vendit

FOTOLAJM / Rama publikon pamjet e fundit nga “Arena Kombëtare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In