• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpëtim Idrizi: Pse nuk ishte PDIU në delegacionin e Metës në Greqi?

by A R
12/10/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duhej të ishte treguar më i drejtpërdrejt në lidhje me çështjen çame në vizitën e tij zyrtare në Greqi. I ftuar në emisionin “Top Show” në “Top Channel”, Idrizi, që është partner koalicioni me LSI-në, thotë se Meta obligohet nga rezoluta për çështjen çame që të bëjë më shumë.

“Vizita e zotit Meta në Greqi përkoi me letrën e komisionerit Hahn dhe në vigjilje të kësaj vizite ministri i Jashtëm grek, Kotzias, iu drejtua me një gjuhë të zhdrejtë komisionerit Hahn për çështjen çame. Në këndvështrimin tim edhe të PDIU-së , gjuha e zotit Meta ishte e pamjaftueshme. Ai duhet të ishte më i drejtpërdrejt, pasi obligohet nga rezoluta çame që është miratuar në parlamentin shqiptar si dhe është çështje prioritare edhe e qeverisë shqiptare. Zotri Meta deklaroi se duhet të shohim nga e ardhmja, por kërkesa për varrezat greke çështje nga e ardhmja është? Pastaj, çështja çame nuk çështje nga e shkuara, por shumë aktuale, ashtu siç po e trajton komisioneri Hahn”, deklaroi Idrizi.

Kreu i PDIU-së, kujtoi se Ilir Meta ishte një nga kryeministrat e parë që në vitin 1999 i kërkoi Athinës në mënyrë shumë më të drejtpërdrejt sesa sot që çështja çame duhet të trajtohet si çështje pronësore dhe e të drejtave të njeriut.

Ndërsa, Pëllumb Xhufi vuri në pikëpyetje delegacionin që shoqëron kryekuvendarin Meta. Sipas tij, ai nuk kishte asgjë kundër personave me etni greke, por çështja çame është një çështje që i përket të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre të Jugut.

“Çështja çame është si çështja e Kosovës, kërkon angazhim të të gjithë shqiptarëve. Nga Veriu në Jug, përtej Oqeanisë. Duhet një angazhim i të gjithëve. Mos më keqkuptoni, nuk kam asgjë kundër atyre që janë në delegacion”, tha Xhufi.

Në lidhje me këtë temë, Shpëtim Idrizi u pajtua se përbërja e delegacionit mund të ishte ndryshe, madje si rregull, ai deklaroi se duhet të ishte edhe një përfaqësues i partisë së tij.

“Delegacioni nuk reflekton as përbërjen e Parlamentit të Shqipërisë. PDIU është partia e katërt parlamentare dhe si rregull në vizita zyrtare duhet të jemi ë përfshirë. Në këtë rast nuk ishim dhe nuk na është thënë pse. Në vizitat zyrtare shkojnë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare, unë kuptova vonë për këtë vizitë sepse do të kërkoja që të ishte edhe një përfaqësues të PDIU-së në delegacion, por do të kërkoj arsyen pse nuk ishim të përfaqësuar si parti. Mendoj se do të ishte rasti që të tregonim se jemi vende europiane që ulemi në tryezë dhe bisedojmë dhe s’jemi vende të Luftës së Dytë Botërore. Ishte një shans i munguar”, tha Idrizi.

Ndërsa, Preç Zogaj ndërhyri duke thënë se politikanët shqiptarë janë të kompleksuar . “Këto janë komplekse të krytarit të Kuvendit. Ai ka thënë se mos i provokoj nëse marr një përfaqësues të PDIU-së. Ai ka marrë Dulen që pajtohem sepse është një deputet minoritar, por pse të mos e marrë Idrizin ose një deputet të PDIU-së. Këta janë të kompleksuar”, tha Zogaj.

Përfshirja e çështjes çame në gjuhën e Brukselit, për Mentor Nazarkon paraqet një përparim. “Gjuha e komisionerit Hahn nuk është rastësore. Ai përfaqëson mendimin e vendeve anëtare. Ministria greke ka reaguar 4 herë deri më tani. Ata po detyrojnë ministrin Kotzias të jap dorëheqje. Kotzias po mundohet të vejë kapakun një tenxhereje që është duke shpërthyer”, deklaroi ai.

ma.me

Next Post
Shantazhoi vlonjaten me fotot e saj intime në rrjetet sociale, në pranga i riu nga Tirana

Lushnje, kapet 55-vjeçari me pistoletë me mulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In