• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërthm tritoli pranë një shkolle në Burrel, nuk ka të lënduar

by A R
26/03/2018 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Partizani” në Burrel. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur një lokali që ndodhet në katin e parë të një godine dy katëshe përballë shkollës “31 Korriku”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dha ka nisur hetimet për arsyet e mundshme dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë
Rreth orës 22.05 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në lagjen ‘Partizani’, Burrel,  në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka  shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.

Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

/a.m.

Next Post
Rrëfimi/Kosovari tregon sesi i ‘humbi’ milionat në Bitcoin

Rrëfimi/Kosovari tregon sesi i ‘humbi’ milionat në Bitcoin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In