Partia Socialiste e Durrësit ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur para zyrës elektorale të LSI-së në këtë qytet dhe akuzat e ngritura nga përfaqësues të kësaj force se kjo është vepër e policëve të rilindjes.
Por nga ana tjetër PS thotë se nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vet LSI.
DEKLARATA E PS DURRËS
Në radhë të parë dënojmë ngjarjen e sotme dhe distancohemi nga ky akt i turpshëm vandal.
Kërkojmë nga organet ligjzbatuese hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, e cila nuk i shërben aspak zhvillimit normal të procesit zgjedhor.
Shprehim keqardhje që LSI ende pa u kryer asnjë hetim nga organet ligjzbatuese nxiton të akuzojë.
Nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vet LSI me synim përdoren e saj për qëllimet elektorale të ditës.
Asnjë tentativë për tensionimin e situatës nuk do mund të dalë me sukses pasi fushata në tërësi ka qenë e qetë dhe pa probleme.
Qytetarët e Durrësit e refuzojnë dhunën dhe tensionin pasi duan të shkojnë të qetë drejt kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre të lirë.