• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërthimi në Shkodër, objektiv ishte ish-polici i dënuar për mina në vitin 2005

by Java News
23/08/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin të tjera detaje pas shpërthimit me eksploziv që ndodhi sot në Shkodër. Banesa e cila u dëmtua mësohet se është në pronësi të ish-policit Rrok Pepaj.

Ky i fundit mësohet se është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar dhe ka disa kohë që ka dalë nga burgu.

Pista e parë që ka ngritur Policia për të hetuar është ajo e hakmarrjes.

Rrok Pepaj ka qenë i dënuar me 5 vite burg, pasi ka qenë njëri nga 4 personat e arrestuar në 2005 për transport eksplozivi nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë.

Në 2005 Rrok Pepaj u arrestua së bashku me Sander Lekë Gjinaj, Mirash Lazër Dushku, Altian Nuro Saloviq dhe në bashkëpunim me policinë malazeze është ndaluar korrieri i eksplozivit C4, Branko Raiçeviq nga Podgorica.

Ata u kapën me disa bomba me telekomandë të përgatitura në Beograd, ndërsa u futën në Shqipëri përmes Malit të Zi. Ai ka dalë nga burgu në vitin 2010.

6 bombat dhe eksplozivi që iu sekuestrua grupit në 2005

Arrestimet janë bërë në prag të zgjedhjeve të 2005 duke ngritur asokohe dyshime për sulme të mundshme.

Gjatë operacionit në 2005, policia u bllokoi në cilësinë e provës materiale 6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular, 6 celularë të markës “Sony”, “Erikson”, së bashku me 6 karikues, 6 transformatorë, 9 detonatorë, 1 pistoletë tip bereta, 1 peshore elektronike, një sasi prej rreth 90 gramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar, 17 karikues për telefona “Erikson”, 1.600 fishekë.

Gjithashtu, me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy automjete, njëri tip “Benz 240” me targë SH 5295 D dhe tjetri “Benz 250” me targë SH 7976 D. Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar 20 kontrolle banesash.

a.ç

 

banesa shkoder rrok pepaj

Next Post
FOTO-VIDEO/ Dekolteja shpërthyese e Beyonce që vlen 7 milion klikime

FOTO-VIDEO/ Dekolteja shpërthyese e Beyonce që vlen 7 milion klikime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In