Shpërthimi në Pogradec/ Banori : Tmerr, na u duk sikur u shemb pallati, thamë se erdhi rusi!

Banorët e një pallati në Pogradec janë tronditur gjatë natës nga një shpërthim i fuqishëm.

Një prej tyre tregoi për mediat se pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.

“Ishte ora 2 e 5 se u ngritur për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.  (BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com