Media amerikane raporton se mbrëmë vonë pesë vetë janë arrestuar për tu marrë në pyetje, lidhur me hetimet për bombën e prodhimit shtëpiak, që dje ka shpërthyer në krahun e djathtë perëndimor të pjesës Manhattan në New York, ku u plagosen 29 vetë.
Këta pesë persona janë arrestuar së bashku në një veturë, që ishte ndalur në një autostradë në Brooklyn dhe janë dërguar në një ndërtesë të FBI-së për t’u marrë në pyetje.
Sot herët në mëngjes, FBI tha se asnjëri prej tyre nuk është akuzuar lidhur me shpërthimin në rrugën në lagjen Chelsea.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për ngjarjen. Zyrtarët kanë thënë se nuk prova fillestare që e ndërlidhin këtë sulm me ndonjë grup terrorist.
REL/d.i.