• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërthimi në depozitën e “Gulf” që shkaktoi 3 të plagosur, si u fsheh ngjarja

by A R
25/04/2018 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i drejtuesve të kompanisë së naftës “Gulf” nuk përbën rastin e parë të kësaj firme, që tregton hidrokarbure prej katër viteve në Shqipëri. Një dosje e dytë ku po hetohet kjo kompani më shumë se një vit nga prokuroria e Tiranës, bën fjalë për një ngjarje në një prej pikave të karburantit që kjo kompani menaxhonte.

Çështja që po hetohet nga prokurori Ervin Karanxha, bën fjalë për një shpërthim në njërën prej depozitave të benzinës së këtij karburanti, shpërthim i cili ka sjellë plagosjen e tre personave, të cilët ishin duke qëndruar në ambjentet e barit të këtij karburanti.

Sipas burimeve nga prokuroria e kryeqytetit, ngjarja është rregjistruar në muajin shkurt 2017, në një nga karburantet e “Gulf” në zonën e Kasharit, kur depozita e benzinës ka shpërthyer, e për pasojë janë plagosur tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhet të ditur nga prokuroria e Tiranës.

Ngjarja në atë periudhë u mbajt e fshehur, ndërkohë nga ana tjetër prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të mësuar shkaqet reale të kësaj ngjarje, që për fakt nuk përfundoi në tragjedi. Prej më shumë se një viti hetimi është përqëndruar në marrjen e dëshmive të punonjësve të kësaj pike karburanti dhe administratorëve të kompanisë.

Deklarime kanë dhënë dhe punonjësit e sigurisë së kompanisë “Gulf”, të cilët i kanë qëndruar versionin se raste të tilla shpërthimi ndodhin në depozitat e benzinës, për shkak të akumulimit të madh të gazrave që shkaktohen nga avujt.

Por për të marrë një përgjigje sa më teknike dhe shkencore, prokuroria e Tiranës ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi teknik, për të mësuar se çfarë ka ndodhur realisht në depozitat e benzinës së karburantit të “Gulf” në zonën e Kasharit.

Eksperti i caktuar ka referuar në prokurori përgjigjet e ekspertimit, duke pohuar se shpërthimi i depozitës së benzinës ka ardhur si rezultat i tejmbushjes me avull, çka ka sjellë eksplozionin. Por prokuroria njëherësh ka kërkuar dhe një mendim të një eksperti të dytë, i cili ende nuk i ka referuar konkluzjonin përfundimtar, për sa i përket shkaqeve të këtij shpërthimi që çoi në plagosjen e tre personave në Kashar dhe që fatmirësisht situata nuk u përshkallëzua me dëmtime të tjera, veç atyre materiale.

Prokuroria është në pritje të konkluzjoneve të ekspertit të dytë, i cili është ngarkuar të nxjerë dhe dëmin e shkaktuar tre të plagosurve. Pas njohjes me përgjigjen e ekspertimit, burimet thonë se do marrin një vendim për këtë çështje nëse ngjarja do cilësohet si aksident teknologjik apo do të proceduhet me persona të pandehur.

Mirëpo tashmë kompania e naftës “Gulf” ka shpallur falimentin duke, ndalur të gjithë aktivitetin tregtar. Madje dhe punonjësit e kësaj firmë tashmë kanë mbetur mes katër rrugëve të papunë dhe të papaguar, por që nuk është çudi që ndonjëri prej tyre mund të vihet në ndjekje penale nga prokuroria e Tiranës, për ngjarjen e shpërthimit te depozitave të benzinës në pikën e karburantit në zonën e Kasharit./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Alarmi/ Ndotja në Shqipëri mbi normat e OBSH, afro 1400 vdekje në 2016-ën

Alarmi/ Ndotja në Shqipëri mbi normat e OBSH, afro 1400 vdekje në 2016-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

June 20, 2026
“A është e nevojshme?” Videoja e kontrollit ndaj kombëtares gjermane ndez debate në rrjet

“A është e nevojshme?” Videoja e kontrollit ndaj kombëtares gjermane ndez debate në rrjet

June 20, 2026
Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

June 20, 2026
Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

June 20, 2026
Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

June 20, 2026
Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

June 20, 2026
Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Plagoset rëndë 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës

June 20, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Mbështesim protestën në Tiranë, 5 kërkesat e qytetarëve janë edhe beteja jonë

June 20, 2026
Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

June 20, 2026
Kupa e Botës/ Lamine Yamal ul pritshmëritë: Nuk jam gati për 90 minuta ndeshje, por dua të ndihmoj Spanjën

Digjet resorti i famshëm në Republikën Domenikane, një turiste italiane humb jetën, evakuohen 1700 pushues

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In