Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pas shpërthimit me tritol që tronditi Fushë-Krujën mbrëmë.
Shpërthimi ndodhii në Nikel, në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .
Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale
” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht: Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar; Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.
Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet.
Javanews/a.cupaj