• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërthimi me 8 të plagosur, zbulohet dëshmia e Lulzim Kullës

by A R
16/01/2018 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për zbardhjen e autorëve të atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, mund t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Kjo pasi në nenin 230 të Kodit Penal, thuhet se shkatërrimi i pronës private në përmasa të mëdha duke rrezikuar jetë njerëzish përbën “vepër me qëllim terrorist”, shkruan “Panorama”.

Në shpërthimin e ndodhur paraditen e së shtunës në Shkodër, mbetën të plagosur tetë persona. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar si autor të sulmit, por pritet analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për identifikimin e personit që ka vendosur motoçikletën me një sasi prej 500 gramë tritol të llojit C4 pranë makinës së Kullës.

Serveri i kamerave, sipas burimeve, është dërguar në Tiranë, sepse në Policinë e Shkodrës ka qenë e pamundur për t’i hapur për shkak të disa kodeve, që kërkojnë njohuri të larta në fushën e teknologjisë së informacionit.

Kreu i komisariatit të policisë në Shkodrës, Hamdi Shullani, pas një takimi në Bashkinë Shkodër për rendin dhe sigurinë, duke folur për gazetarët lidhur me ngjarjen, u tregua i rezervuar.

“Do të flasim vetëm në kohën e duhur. Hetimet janë sekret, nuk mund të jap më shumë informacione”, tha Shullani. Rreth 90 minuta përpara se të ndodhte shpërthimi, dyshohet se një person ka vendosur aty motoçikletën dhe më pas është larguar me shpejtësi. Sipas dyshimeve, personi në fjalë ka pasur në kokë një skafandër dhe nuk e ka hequr për asnjë moment deri sa është larguar.

Në këtë mënyrë askush nuk e ka parë në fytyrë duke e bërë të vështirë identifikimin e tij. Sipas burimeve, Lulzim Kulla tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe ka nisur që të flasë duke komunikuar me familjarët dhe mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë.

Kulla, në momentin e parë ka deklaruar për efektivët se “nuk e di se kush janë autorët dhe se kush mund ta ketë vendosur tritolin”. Nuk ka preferuar që të flasë më shumë për shkak edhe të gjendjes shëndetësore që nuk është stabilizuar ende, pasi ka 25% djegie të trupit./Panorama

Next Post
VIDEO+FOTOT/ Tym e flakë te Rruga e Kavajës, makina shpërthen në ecje

VIDEO+FOTOT/ Tym e flakë te Rruga e Kavajës, makina shpërthen në ecje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Përplasje në ditën e 89-të të protestës, Sali Lushaj konfrontohet fizikisht me Dritan Goxhajn

Përplasje në ditën e 89-të të protestës, Sali Lushaj konfrontohet fizikisht me Dritan Goxhajn

August 27, 2026
“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

August 27, 2026
Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
Live Lillestrøm-Egnatia/ Përmbysje dramatike në shtesë, vendasit ndëshkojnë rrogozhinasit dhe kalojnë në avantazh

Live Lillestrøm-Egnatia/ Përmbysje dramatike në shtesë, vendasit ndëshkojnë rrogozhinasit dhe kalojnë në avantazh

August 27, 2026
Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com