• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthimi i kontrolluar i Sali Berishës

by Mero Baze
07/02/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ka pasur një shpërthim të pakuptimtë për shumë vetë nga Sali Berisha, ndaj rrjedhës që ka marrë dje në mbrëmje një emision televiziv, ku ka qenë pjesmarrës avokati i tij dhe klientëve të familjes së tij. Berisha ka shpërthyer ndaj gazetarit Artan Hoxha në panel dhe ndaj disa gazetarëve të tjerë që nuk ishin aty. I ka akuzuar se ata kanë devijuar debatin dhe kanë bërë analogji mes standardit që përdorën demokratët ndaj prokurores Ymeraj në rastin “Tahiri” dhe në rastin e dosjes së rrugës “Elbasan- Tiranë”. Biles Artan Hoxhën e ka akuzuar dhe si dëshmitar i vrasjes së një qytetari, edhe pse ai është në fakt, i vetmi njeri që ka provuar me dëshmi filmike, vrasjen nga Berisha të katër qytetarëve më 21 janar.

Realisht, shpërthimi nuk pasqyron ndonjë urrejtje të Berishës për këta gazetarë. Edhe pse gjuha e tij është tejet agresve, jashtë çdo kufiri, ai nuk e ka personalisht me ta, por me lehtësinë e padurueshem për të, se si po avancojnë kaq shpejt gjërat, që Prokuroria dhe gjykatat, pastaj dhe shtypi, të flasë normalisht për arrestime të rrethit të tij familjar, pa asnjë drojë.

Në studio ishte Neshat Fana, avokati personal i tij, të cilit ai i ka besuar të mbrojë mikun e vajzës së tij, që është në telashe, Andi Tomën. Ajo që atë e ka tronditur seriozisht, është se gjithçka u bë natyrshëm dhe askush nuk e vrau mendjen që Andi Toma ishte një “vijë e kuqe” për drejtësinë deri para pak kohësh. Dhe e përfytyroj çfarë ka ndodhur. Ai pasi e ka instruktuar gjatë Neshat Fanën çfarë të thoshte, i ka çuar mesazhe në studio, se “i ka ngul thikë pas shpine” PD-së me heshtjen e tij dhe ai si gjithë të dërguarit e tij nëpër studio, ja ka hedh fajin gazetarëve, se kanë devijuar bisedën. Dhe kjo është arsyeja e parë e shpërthimit të tij.

Por krye-arsyeja mbetet frika që ka nga analogjitë, dhe sidomos analogjitë me Saimir Tahirin.

Sali Berisha ka një problem të madh me analogjinë që bëhet me rastin “Tahiri” në një anë, dhe rastin Shkëlzen Berisha në anën tjetër. Saimir Tahiri është nën akuzë, pasi dy trafikantë e kanë përgojuar si mbrojtës të tyre dhe deri më sot, kemi vetëm regjistrimet e bisedës së tyre, për të cilat Tahiri thotë se është fantazi e tyre.

Në analogji me këtë rast, Shkëlzen Berisha është i përfolur në një email zyrtar të drejtorit të CEZ, si lobues i një praktike nga e cila CEZ do të fitonte miliona euro në kurriz të buxhetit të shtetit shqiptar. Sipas email-it, i biri i kryeministrit, u kishte rregulluar atyre takimin me kryeministrin, dhe pas takimit ata do takonin dhe të birin.

Ndryshe nga rasti “Tahiri”, këtu vepra u konsumua. Sipas asaj që thotë email-et, zyrtarët e CEZ erdhën në Tiranë, provohet që i priti Sali Berisha, dhe më vonë në vazhdim, provohet se qeveria i bëri ndryshimet ligjore që mundësuan lehtësimin e një borxhi rreth 60 milionë dollarë të CEZ.

Shkëlzeni është aq i trembur nga kjo gjë, sa dje ka spekuluar publikisht në një intervistë në TV Klan, ku thotë se emaili në fjalë ka ardhur një vit pasi është bërë privatizimi dhe gazetari ka tundur kokën i kënaqur. Askush nuk e ka akuzuar se email-i ka lidhje me privatizimin, por me lobimin për përfitime të kompanisë së privatizuar në kurriz të buxhetit të shtetit. Akuza se ka ndihmuar në privatizim është tjetër, dhe lidhet me Nue Kalaj, tërhqjen cash të 7 milionë eurove një javë para zgjedhjeve, dhe jo me email-et e CEZ.

Është tipike, një nga ato gjëra që bën dhe Berisha, kur ti e akuzon për gjë tjetër, dhe ai përgjigjet për gjë tjetër.

Pra, nëse shkojmë me këtë analogji dhe nëse përdorim të njëjtin standard si për Saimir Tahirin, dhe Shkëlzenin, ky i fundit e ka të provuar lobimin kriminal në kurriz të taksave të shqiptarëve dhe përfitimin nga firma në dorë të babait. Dy ish- kryeministrat e fundit grek po shkojnë drejt burgut për dy kontrata ilaçesh të Novartis, dhe jo më për gjëra të tilla.

Është kjo arsyeja që Berishën e shqetëson çdo analogji që bëhet mes Tahirit dhe Shkëlzenit, dhe çdo përpjekje për të krahasuar qëndrimin e prokurores së Tahirit me qëndrimin që po mban ndaj dosjes së re që ka në dorë.

Shpërthimi i Berishës, edhe pse dukej ndaj gazetarëve, ishte ndaj debatit publik në tërësi. Ai nuk po e duron dot, që shqiptarët janë shumë të qetë kur dëgjojnë analogjitë që duhet të çojnë para drejtësisë familjen e tij. Nuk e kupton dot që drejtësia ka vrarë frikën dhe po guxon t’i afrohet derës së shtëpisë së tij. Është dita që nuk ka besuar se do vinte kurrë! Dhe tani po u çon fjalë gazetarëve të mos ta thyejnë këtë tabu dhe ta trajtojnë si çdo njeri të prekshëm. I duhet ende hija e rëndë e njeriut që nuk e prekin dot. Nuk e ka keq!

Por ata që ka afër, duhet ta këshillojnë që të duket burrë i rendë, duhet ta mbajë veten. Të paktën të mos flasë e shkruajë si kjo sot, se duket që, ose është çmendur, ose është i dhjerë! Dhe kushdo që të shikon në këtë gjendje, ashtu të trajton.

Next Post
FOTOT/ Shtrëngrim duarsh e batuta mes Dukës e Finos

FOTOT/ Shtrëngrim duarsh e batuta mes Dukës e Finos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In