• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthimi i trajnerit të Hungarisë: Nuk jam Jezu Krishti! Shqipëria është pas nesh me rezultate, por shumë para me cilësi

by Java News
10/10/2021 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, ka deklaruar sot se Shqipëria tregoi përsëri se nuk duhej nënvlerësuar vetëm nga historia që kishte. Para gazetarëve ai insistoi se humbja kishte ardhur vetëm nga diferenca cilësore individuale e futbollistëve të formacionit kuqezi, ndërsa nuk ngurroi të theksonte se nuk kishte një cilësi të tillë në dispozicion te Hungaria.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. E tregoi edhe sot. Topi ishte në një portë dhe pastaj te tjetra. Broja ishte në krah dhe ia doli të shënonte. Lojtar i shkëlqyer. Ne kishim mangësi cilësie në zonën kundërshtare, në finalizim, në pasime, në gjuajtje. Kjo ndjehej. Sa i përket paraqitjes, le të shohim statistikat, në bazë të tyre nuk ishim shumë mbrapa. Diferencën e bëri cilësia e lojtarëve. Nëse ju i shihni gjërat ndryshe…

Lojtarët në çdo ndeshje duhet të luftojnë për vendin e dytë, flamurin e Hungarisë. Duhet të mbrojmë Hungarinë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. A do të arrijmë në play-off? Jo, sigurisht që jo. Por çështja është që të zbresim në fushë në Angli dhe kur të dalim, ta bëjmë me kokën lart.

Pas Europianit sigurisht që kishte rënie në performancë, kjo është në përgjithësi e vërtetë. Por është në futboll në përgjithësi, ku lojtarët ndikohen nga rezultatet e arritura. Nuk ndjej se luajtëm keq sot. Bëmë disa gabime e humbëm topin 2-3 herë në pjesën e parë, por ishim në rregull deri në 15 minutat e fundit. Na mungoi pak cilësia aty. Na mungojnë lojtarët në pjesë të ndryshme të fushës. Ndoshta jam vetëm unë, por mendoj se kemi vështirësi që të zhvillojmë lojtarë të rinj cilësorë që të luajnë në nivele të larta.

E kam thënë shpesh që Shqipëria është ekip i mirë, një skuadër që vjen pas nesh sa u përket rezultateve, por një ekip shumë i mirë sa i përket cilësisë. Unë nuk jam Jezu Krishti! Siç më kanë thënë trajnerë shumë më të suksesshëm mua, një trajner është si ata që prodhojnë verë, Mund të bëjë verë vetëm nga ajo që korr.

Jam këtu që nga viti 2019, në rrugëtimin nga Liga C, në Ligën A dhe në Kampionatin Europian. Mbaj përgjegjësi për rezultatet, pasi jam unë që vendos ekipin në fushë, por baza e lojtarëve nuk është përgjegjësia ime. Nëse ndokush, edhe në privat më rekomandon lojtarë, do të isha i lumtur ta dëgjoja, por ju lutem më rekomandoni lojtarë”, tha trajneri i Hungarisë.

Next Post
VIDEO/ Tragjedi ajrore në Rusi, rrëzohet avioni, humbin jetën 16 persona, plagosen 7 të tjerë

VIDEO/ Tragjedi ajrore në Rusi, rrëzohet avioni, humbin jetën 16 persona, plagosen 7 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com