• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpërthimi i rafinerisë në Firence, rëndohet bilanci, 2 të vdekur dhe 26 të plagosur

by B K
09/12/2024 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në një kantier të një prej rafinerive të kompanisë italiane të hidrokarbureve, “Eni”, në Calenzano ka lënë dy të vdekur, 26 të plagosur dhe tre persona rezultojnë ende të zhdukur.

Prefektura e Firences ka konfirmuar shifrat, ndërkohë që kolona e tymit është e dukshme nga i gjithë rajoni i Firences.

Përveç nëntë të plagosurve që u shoqëruan me ambulanca në spitalet e zonës, dy prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë, 17 persona të tjerë u paraqitën vetë në ambientet spitalore për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa tre të tjerë mbeten ende të zhdukur.

“Zjarrfikësit kanë shuar flakët për të shmangur përhapjen në depozitat aty pranë. Teknikët nga agjencia jonë rajonale e mbrojtjes së mjedisit janë në vend për të vlerësuar efektet e mundshme të ndotësve, duke përfshirë çdo efekt në rrugët ujore. Shpërthimi u ndje edhe në qytete larg vendit ku ndodhi”, tha presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani.

Në orët e vona të pasdites është identifikuar një nga viktimat. Ai quhet Vincenzo Martinelli (51 vjeç). Martinelli ishte shofer i një çisterne dhe jetonte në Prato.
Ndërkohë, një dëshmitar tha për mediat: “Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur ishte një bombë, një raketë, i theu të gjitha dyert, dritaret, gjithçka”.

“Pashë një skenë të frikshme, ka shkatërrim total. E imagjinoj kush ka qenë aty duke punuar dhe ka qenë afër ose nën infrastrukturën e karikimit, duhet të i jetë dukur si ferr. Situata është e papërshkrueshme”, deklaroi kryebashkiaku i Calenzano, Giuseppe Carovani pas një kontrolli në zonë.
“Në oborrin jashtë uzinës kishte pasur një episod të zjarrit të një çisterne disa vite më parë, por deri dje nuk kishte ndodhur asnjë incident i këtij lloji brenda saj”, shtoi ai./ B.P

Next Post
DASH vlerëson Altin Dumanin, shpallet kampion i antikorrupsionit: Goditi politikanë të lartë!

DASH vlerëson Altin Dumanin, shpallet kampion i antikorrupsionit: Goditi politikanë të lartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In