• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Shpërthimi i ciklosporozës në SHBA, Alimehmeti: Transmetohet nga sallatat e lara me ujë të ndotur

by E S
19/07/2026 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërthimi i ciklosporozës në Shtetet e Bashkuara që transmetohet përmes konsumit të ushqimeve ose ujit të kontaminuar me lëndë fekale, ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore, ndërsa hetimet për burimin e infeksionit vijojnë.

Deri tani janë konfirmuar mbi 1,600 raste në 34 shtete amerikane, ndërsa qindra kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.

Mjekët shpjegojnë se infeksioni nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por lidhet kryesisht me konsumimin e sallatave, zarzavateve apo frutave të pagatuara të kontaminuara gjatë prodhimit ose përpunimit.

“Bëhet fjalë për një parazit që e njohim mirë dhe që nuk transmetohet nga njeriu te njeriu. Infeksioni merret përmes ushqimeve ose ujit të kontaminuar me lëndë fekale, më shpesh nga produkte që konsumohen të pagatuara, si sallatat, zarzavatet apo disa lloje frutash të cilat mund të jenë larë ose ujitur me ujë të ndotur.” – u shpreh Ilir Alimehmeti, epidemiolog.

Periudha e inkubacionit varion nga dy ditë deri në rreth një javë dhe shfaqja e simptomave shoqërohet me diarre shpesh të rëndë dhe dhimbje barku. Hetimi epidemiologjik bëhet i vështirë.

“Simptomat nuk janë specifike vetëm për këtë infeksion, por më të shpeshtat janë diarreja, dhimbjet e barkut, të përzierat dhe lodhja. Tek shumica e pacientëve ato zgjasin vetëm disa ditë, por mund të vazhdojnë edhe disa javë, madje edhe më shumë se një muaj. Ka raste që kërkojnë hospitalizim. Për këtë ka mjekim. Nuk ekziston një vaksinë kundër këtij infeksioni.”

Interesimit të RTSH në lidhje me rastet prezente në Shqipëri, ISHP u përgjigj se nuk ka asnjë rast të raportuar dhe se instituti ka kapacitetet për diagnostikim të këtij infeksioni, ndërsa sistemi i survejancës monitoron vazhdimisht infeksionet përmes ushqimit dhe ujit.

Specialistët theksojnë se masa më e rëndësishme parandaluese mbetet larja e kujdesshme e frutave dhe perimeve, përdorimi i ujit të sigurt dhe respektimi i rregullave të higjienës gjatë përgatitjes së ushqimit, për të ulur rrezikun e transmetimit.

Next Post
Sot luhet finalja e Kupës së Botës, si pritet të pozicionohen Spanja dhe Argjentina (Formacionet)

Sot luhet finalja e Kupës së Botës, si pritet të pozicionohen Spanja dhe Argjentina (Formacionet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

November 3, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

November 3, 2026
“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

November 3, 2026
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

November 3, 2026
Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

November 3, 2026
Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

November 3, 2026
Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

November 3, 2026
Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

November 3, 2026
Largimi nga BE ul me 3,5% ekonominë britanike

“Brexit” drejt shpërbërjes, Britania dhe BE pajtohen për një draft të ri mbi eksportet e ushqimit! Ja si do funksionojë

November 3, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

Apeli shtyn për nesër seancën e ankimimit ndaj Vlora Hysenit! Ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në GJKKO, është lënë në arrest shtëpiak

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In