• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK dhe bashkimi me militantët poshtë ballkonit të Berishës, Mërtiri: Po i bën të gjitha këto për të mos u arrestuar

by Java News
01/05/2024 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel ka folur për fyerjet dhe akuzat që Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe lëvizjet e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë duke u shfaqur poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Teksa analizoi veprimet e Metës, Mërtiri tha se është e palogjikshme mënyra sesi kreu i PL herë shfaqet me deklarata të forta dhe më pas zhduket për t’u rikthyer sërish më pas me deklarata akoma më të ashpra.

“Duket sikur Meta ka humbur arsyen por është e logjikshme të ndodhë kjo kur ndihet i kërcënuar nga drejtësia e re. Nuk jam i sigurt për këtë. Ajo që po bën e parë nga jashtë është e paarsyeshme. Unë e shoh të kërcënuar prej kohësh. Çështja e CEZ-DIA është hapur prej kohësh dhe sigurisht që do përgjigjet një ditë për këtë. Jo vetëm është i shqetësuar por bën veprime të pashpjegueshme. Një herë del dhe shpërthen thotë “unë i bie më të fortit etj”, më pas zhduket, më pas shfaqet prapë me të njëjtën retorikë. Berishës nuk shkon në protestën me mijëra njerëz të Berishës dhe shkon në protestën poshtë ballkonit me aq pak njerëz. Kujtohet për nepotizmin kur e ka ai vetë partinë”- tha Mërtiri.

Sa i takon faktit që Meta u bashkua me militantët e Berishës poshtë ballkonit të banesës ku ky i fundit po mbahet në arrest shtëpie, Mërtiri tha se kreu i PL i frikësohet një arrestimi të mundshëm dhe po tenton në këtë mënyrë të bashkohet me ish-kryeministrin përballë SPAK-ut.

“Në kushtet kur Berisha është i izoluar ai mbase pretendon të marrë drejtimin e foltores. Fati i Metës dhe Berishës është bashkë. Janë të dy subjekte të SPAK-ut dhe ky fat i përbashkët i bën të bashkohen kundër SPAK. Meta po i bën këto për të mos u arrestuar. Mendon me veten që të bëhen bashkë të hetuarit nga SPAK-u”- shtoi Mërtiri./m.j

Next Post
Veliaj: Dje në emisione ishte mbledhur gjithë llumi bashkë, me analistë që e kanë hallin e përfitimit të tyre, jo të qytetarëve

Veliaj replikon sërish me analistët: Duan të kapin ndonjë vilë a zarf, pasi janë bërë llucë në kazino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In