• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthimet e Ilir Metës dhe fiksimi i shtatorit

by Mero Baze
10/08/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shpërthimet e Ilir Metës, nuk janë shenjë e mirë për të. Tanimë nuk janë një sëmundje e panjohur. Klinikisht mund të mjekohen, por shumë pacientë, përfshi dhe personin në fjalë, e kanë traditë ta refuzojnë mjekimin pasi nuk pranojnë sëmundjen. Nuk është ndonjë sëmundje e shërueshme, por është e mjekueshme. Për më tepër në këto temperatura të larta dhe krizë për hapësira politike.

Më parë i kanë ndodhur gjithmonë në situata të ngjashme. Zakonisht i kanë ndodhur para zgjedhjeve, madje në disa raste disa ditë para zgjedhjeve, duke hedhur në erë dhe garën elektorale të opozitës.

Ka pas dhe raste të shkëputura kur i dukej që ka qenë nën presion, sidomos nga aleatët perëndimorë, për sjelljet e tij. Në të gjitha rastet, të gjithë e kemi kuptuar hallin.

Edhe kjo e sotmja kishte simptoma të njëjta. Ka ndodhur në vapë të madhe, ka ndodhur para një halli të madh, dhe mbi të gjitha, ka ndodhur para një paqartësie të madhe të tij se nga kush i ka ardhur ky hall.

Vapën nuk e kemi në dorë ta shmangim. Është në dorë të Zotit.

Hallin e madh të tij po ashtu nuk e kemi më në dorë, se është bërë publik. Autoriteti i Dosjeve ka cituar një denoncim të tij, si provë e mjaftueshme për të qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

E vetmja gjë që mund ta qetësojë disi, është ta sqarojmë se kush i ka çuar drejt gjurmëve të dosjes njerëzit e Autoritetit të Dosjeve. Nëse ai do të ishte i bindur që e ka çuar Rama, do të ishte më i qetë, se nuk ka çfarë pret ndonjë gjë të mirë nga Rama. Madje do dukej dhe si viktimë.

Por duket se këtë peshqeshin e sotëm e kemi prej paranojës që ka prej Berishës, pasi është më i bindur se synon për ta eliminuar si faktor opozitar. Duke shpërthyer si sot, ai do t’i tregoj atij se është opozitar më i fortë se ai, dhe ja nisi me këputje në mes me të shara me libër shtëpie dhe gjithë të tjerat që i dëgjuam.

E vetmja gjë e qartë që shpjegohej në gjithë këtë shpërthim ishte përmendja e shtatorit si betejë finale. Fakti që Taulant Balla përmendi që në shtator do t’i hapet dosja në Parlament dhe ai do të dalë jashtë politike me ligj, na e bëri të qartë pse ulërinte “Shtatori, Shtatori”, aq sa hutoi dhe Agim Neshon, se ai e di festën e partisë më 8 nëntor. Të tjerat pastaj janë pasoja. Dhe vapë natyrisht.

Next Post
“Me Erdogan…!”/ Rama publikon shifrat e turizmit: Në korrik kishim 1.1 milionë pasaporta të huaja, Tirana e dyta pas Antalias. 2 mld dollarë…!

"Me Erdogan...!"/ Rama publikon shifrat e turizmit: Në korrik kishim 1.1 milionë pasaporta të huaja, Tirana e dyta pas Antalias. 2 mld dollarë...!

Comments 1

  1. Irroshi says:
    3 years ago

    Bukur ja ke qepur këmishën. Sipas kokës, jo trupit?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In