Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë në fshatin Zejmen të Lezhës gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.
Në banesën e shtetasit Albert Hasanaji raportohet se ëhstë vendosur një sasi tritoli. Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur të lënduar pasi në banesë nuk ndodhej askush.
Familja që ka banesën në pronësi ndodhet në Belgjikë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të krimit dhe zbardhjen e ngjarjes./a.m.