Një shpërthim i fortë ka tronditur qytetin e Fushë-Krujës. Mësohet se një biznesi pranë qendrës, në lagjen Kastrioti, i është vendosur një sasi lënde plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në 3 të mëngjesit ndërsa pre e sulmit ka qenë një dyqan riparimi kompjuterash. Fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.